DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC Rimbursimi

Lista e barnave të rimbursuara,është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Në këtë këndvështrim, FSDKSH synon përmes listës së re të barnave, te shtojë vëmendjen drejt kategorive si pensionistët dhe pacintët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në hartimin e listës së barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Dermatologjikët - Të Rimbursueshme

Krem - 0.1% - 15 g


Betaval përmban lëndën aktive betametazon valerat. Valerati i betametazonit është një glukokortikoid me veti të fuqishme antiinflamatore dhe imunosupresore. Valerati i betametazonit përthithet pak nga lëkura. Aplikimi në sasi të mëdha të kremit do të bëjë që përqëndrimi i tij të jetë në nivele të konsiderueshme në gjak.

Indikohet në patologji inflamatore të rënda të lëkurës (ekzemë, psoriazë) që nuk i janë përgjigjur trajtimit me kortikoidë më pak të fuqishëm.

Krem – (0.2 mg + 5 mg)/1 g

Pivalati i flumetazonit, një nga lëndët vepruese të kremit Fluoderma, është një glukokortikoid me fuqi mesatare, me përdorim lokal. Ai ushtron efekt antiinflamator, antialergjik, vazokonstriktor dhe antiproliferativ. Në sëmundjet inflamatore të lëkurës të tipave dhe prejardhjeve të ndryshme, pivalati i flumetazonit jep një qetësim të shpejtë dhe mënjanon simptomat, si psh.
kruarjet. Efektet e shumëfishta që japin kortikosteroidet i detyrohen një mekanizmi molekular kompleks, ku lidhja me receptorët citoplazmikë specifikë luan një rol të rëndësishëm. Neomicina është një antibiotik
aminoglikozidik që ushtron veprim ndaj shumë mikroorganizmave gram – pozitivë e gram – negativë. Ajo mund të japë sensibilizim më lehtë se antibiotikët e tjerë, kur përdoret lokalisht.
Indikohet në mjekimin fillestar të sëmundjeve inflamatore të lëkurës të llojeve e lokalizimeve të ndryshme që reagojnë ndaj kortikosteroideve dhe ku është shfaqur edhe një infeksion sekondar prej mikroorganizmash të ndjeshme ndaj sulfatit të neomicinës, psh. ekzemë seborreike, ekzemë kontakti, dermatit atopik (në të sëmurë të të gjitha moshave), neurodermatit i lokalizuar, intertrigo, forma sipërfaqësore të piodermisë (psh. impetigo) dhe pickime insektesh me infeksione sekondare.

Pomadë – (5 mg + 500 IU)/g

Pomada Neobac është një antibiotik.
Ajo indikohet në infeksionet e vogla, sipërfaqësore të lëkurës, të cilat shkaktohen nga agjentë të ndjeshëm ndaj neomicinës dhe/ose bacitracinës.

Results 1 - 3 of 3