DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC Rimbursimi

Lista e barnave të rimbursuara,është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Në këtë këndvështrim, FSDKSH synon përmes listës së re të barnave, te shtojë vëmendjen drejt kategorive si pensionistët dhe pacintët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në hartimin e listës së barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Sistemi Kardiovaskular - Të Rimbursueshme

Tableta - 200 mg


Amiodaron është një bar, i cili bën pjesë në klasën III të
antiaritmikëve, ndonëse ai ka edhe disa veti të antiaritmikëve të
klasave I, II dhe IV.
Ai bllokon kanalet e çaktivizuara e të shpejta të natriumit, si edhe
kanalet e kalciumit dhe të kaliumit.
Ai antagonizon në mënyrë jokonkuruese efektet e alfa dhe
beta-receptorëve adrenergjikë.
Amiodaron ndikon në sistemin e përçimit specifik të zemrës e për
rrjedhojë ushtron veprim të theksuar e të sigurtë në çrregullimet e
ritmit të saj.
Ky bar indikohet në situatat e mëposhtme klinike:
• flater atrial dhe fibrilim, kur barnat e tjera nuk mund të përdoren;
• të gjitha tipet e aritmive me natyrë paroksizmale, përfshirë
takikarditë supraventrikulare, nodale dhe ventrikulare, fibrilim
ventrikular, kur barnat e tjera nuk mund të përdoren (mjekimi duhet
filluar në spital ose nën një mbikqyrje mjekësore të kujdesshme);
• takiaritmi të shoqëruara me sindromin Wolff-Parkinson-White.

 

Tableta – 10 mg

Tableta të veshura me film - 100 mg

Tableta - 0.25 mg

Digoksina është një glikozid kardiak digitalik që përdoret në menaxhimin e aritmisë supraventrikulare, dhe veçanërisht në fibrilacionin atrial dhe në insufiçiencë kardiake. Veprimi kryesor i digoksinës është rritja e forcës kontraktuese të muskulit të zemrës dhe gjithashtu reduktimi i përçueshmërisë së zemrës, sidomos përçimi nëpërmjet nyjes atrioventrikulare. Digoksina
gjithashtu zotëron një veprim të drejtpërdrejtë në muskujt e lëmuar të enëve të gjakut dhe njëkohësisht veprim jo të drejtpërdrejtë që fillon në sistemin nervor autonom dhe veçanërisht nga një rritje në aktivitetin vagal. Vihen re gjithashtu alteracione të reflekseve të aktivitetit autonom që varen nga efektet mbi sistemin cirkulator. Mbi të gjitha, këto efekte rezultojnë në efekte inotrope pozitive, efekte kronotrope negative, dhe ulje të aktivitetit të nyjes
atrioventrikulare. Si përfundim, mund të thuhet që efektet e dobishme të digoksinës janë rezultat i veprimtarive të drejtpërdrejta mbi muskulin e zemrës,
si edhe i veprimit të tërthortë mbi sistemin kardiovaskular si rezultat i efekteve në sistemin nervor autonom.
Indikohet në:
• aritmitë supraventrikulare,
• insufiçiencë kardiake.

 

Tableta 12.5 mg

Dilapro përmban lëndën vepruese karvedilol, i cili shkakton bllokadë joselektive të
receptorëve beta-1 dhe beta-2 si dhe bllokadë selektive të receptorëve alfa-1 në
zemër dhe në sistemin vaskular.
Dilapro përdoret për:
– trajtimin e presionit të lartë esencial të gjakut
– trajtimin e angina pektoris kronike dhe të stabilizuar
– trajtimin suplementar të insufiçiencës kardiake kronike, të stabilizuar.

Tableta - 25 mg

Dilapro përmban lëndën vepruese karvedilol, i cili shkakton bllokadë joselektive të
receptorëve beta-1 dhe beta-2 si dhe bllokadë selektive të receptorëve alfa-1 në
zemër dhe në sistemin vaskular.
Dilapro përdoret për:
– trajtimin e presionit të lartë esencial të gjakut
– trajtimin e angina pektoris kronike dhe të stabilizuar
– trajtimin suplementar të insufiçiencës kardiake kronike, të stabilizuar.

 

Tableta  - 60 mg

Tableta - 20 mg


Enalapril, pas hidrolizës në enalaprilat, bllokon enzimën konvertuese të angiotenzinës (ACE) tek njerëzit. ACE është një peptidildipeptidazë që pengon kthimin e angiotenzinës I në angiotenzinë II, e cila është një substancë e fuqishme vazokonstriktore që stimulon sekretimin e aldosteronit nga korteksi adrenal. Të mirat e efekteve të enalaprilit në hipertension dhe insufiçiencë kardiake shfaqen si rezultat i bllokimit të sistemit reninë – angiotenzinë – aldosteron.
Enalapril përdoret në:
● hipertensionin esencial dhe renovaskular;
● insufiçiencën kardiake kongjestive;
● parandalimin e insufiçiencës kardiake simptomatike në pacientët me disfunksion asimptomatik të ventrikulit të majtë.

 

Tableta - 40 mgFurosemidi është diuretik me veprim të shpejtë. Ai frenon ripërthithjen e joneve të natriumit dhe të klorit në gypthat proksimale dhe periferike të ansës Henle dhe si rezultat shtohet ekskretimi i natriumit, klorit dhe ujit. Po ashtu shtohet edhe ekskretimi urinar i kaliumit, kalciumit, magnezit dhe hidrogjenkarbonateve, ndërkohë që pH-i i urinës rritet.
Furosemid indikohet në:
– edema që shoqërojnë insufiçiencën kardiake kongjestive, cirrozën hepatike, sëmundjet e veshkave, përfshirë edhe sindromin nefrotik;
– edema të lokalizuara (pastraumatike ose për shkak të djegieve).
Furosemid është i efektshëm në mjekimin e hipertensionit, i vetëm ose i kombinuar me barna të tjera antihipertensive.
Furosemidi është diuretik i fuqishëm, me veprim të shpejtë si dhe është veçanërisht i dobishëm në të sëmurët, ku diuretikët e tjerë më pak të fuqishëm, siç janë diuretikët tiazidikë, nuk veprojnë siç duhet.

 

Tretësirë për injeksion - 20 mg/2ml

Furosemidi është diuretik me veprim të shpejtë. Ai frenon ripërthithjen e joneve të natriumit dhe të klorit në gypthat proksimale dhe periferike të ansës Henle dhe si rezultat shtohet ekskretimi i natriumit, klorit dhe ujit. Po ashtu shtohet edhe ekskretimi urinar i kaliumit, kalciumit, magnezit dhe hidrogjenkarbonateve, ndërkohë që pH-i i urinës rritet.
Furosemid indikohet në:
– edema që shoqërojnë insufiçiencën kardiake kongjestive, cirrozën hepatike, sëmundjet e veshkave, përfshirë edhe sindromin nefrotik;
– edema të lokalizuara (pastraumatike ose për shkak të djegieve).
Tretësira për injeksion Furosemid indikohet edhe:
– në edemat pulmonare akute;
– për mjekimin e oligurisë, për shkak të insufiçiencës renale.
Furosemid është i efektshëm në mjekimin e hipertensionit, i vetëm ose i kombinuar me barna të tjera antihipertensive.
Furosemidi është diuretik i fuqishëm, me veprim të shpejtë si dhe është veçanërisht i dobishëm në të sëmurët, ku diuretikët e tjerë më pak të fuqishëm, siç janë diuretikët tiazidikë, nuk veprojnë siç duhet.

Tableta - 25 mg

Hidroklortiazidi, sikurse të gjithë diuretikët tiazidikë, e shton jashtëqitjen urinare të natriumit dhe kaliumit në sasi afërsisht barazvlerëse. Si veprime të tjera mund të përmenden: jashtëqitja e joneve të kaliumit dhe atyre hidrogjenkarbonat, ulja e jashtëqitjes së kalciumit dhe mbajtja e acidit urik. Në
doza terapeutike maksimale të gjithë diuretikët tiazidikë janë afërsisht të barabartë përsa i përket veprimit diuretik. Mekanizmi i saktë i veprimit të Hidroklortiazid ende nuk është sqaruar plotësisht. Zona e veprimit të barit është
gypthi renal periferik dhe pjesa ngjitëse e ansës Henle. Bari frenon enzimën karboanhidrazë, duke ndikuar kështu në bartjen e hidrogjen-karbonateve në veshka. Nuk ushtron asnjë ndikim në presionin arterial normal. Efekti
antihipertensiv në stadin fillestar lidhet me uljen e vëllimit të lëngut jashtëqelizor. Për veprimin antihipertensiv janë të nevojshme disa ditë. Për të arritur efektin terapeutik optimal janë të nevojshme 2 – 4 javë.
Tableta Hidroklortiazid përdoret në:
● mjekimin e edemave;
● insufiçiencën kardiake kongjestive, sëmundje të veshkave, si: sindromi nefrotik;
● cirrozën e mëlçisë;
● mjekimin e hipertensionit, i vetëm ose i kombinuar me barna të tjera antihipertensive.

Tableta - 250 mg

Mekanizmi i veprimit të metildopës ende nuk është përcaktuar plotësisht, por ka të ngjarë që ai të lidhet me metabolizmin e këtij bari në alfa-metilnoradrenalinë, e cila ul presionin arterial duke nxitur receptorët alfa-adrenergjikë që janë
frenues qendrorë. Ajo jep një neurotransmetim falls dhe ul veprimtarinë e reninës plazmatike.
Tabletat Metil dopa 250 mg indikohen në mjekimin e hipertensionit.

Tableta – 100 mg

Metoprololi është një bar i cili bën pjesë në grupin e beta-bllokuesve kardioselektivë. Ai zvogëlon fuqinë kontraktuese të zemrës dhe pakëson numrin e rrahjeve të saj.
Metoprolol përdoret në:
• trajtimin e hipertensionit arterial;
• angina pektoris;
• aritmi kardiake;
• infarkt të miokardit;
• trajtimin ndihmës në hipertiroidizëm;
• profilaksi të migrenës.

Tableta 40 mg

Monopan përmban lëndën aktive izosorbid 5-mononitrat, që i përket grupit të nitrateve me veprim vazodilatator. Nitratet përdoren për trajtimin dhe parandalimin e simptomave të angina pektoris (dhimbja e gjoksit) dhe
gjendje të tjera të zemrës duke përfshirë pamjaftueshmërinë e punës së zemrës. Angina është një dhimbje ose një shtrëngim i gjoksit i shkaktuar nga
mungesa e oksigjenit që shkon në muskulaturën e zemrës. Nitratet veprojnë në dy rrugë. Ato zgjerojnë arteriet të cilat çojnë gjak në muskulin e zemrës dhe
relaksojnë venat të cilat kthejnë gjakun nga trupi në zemër. Të dy këto veprime lejojnë të shkojë më shumë oksigjen në muskulin e zemrës dhe pakësojnë punën e zemrës. Në këtë mënyrë parandalohet një atak akut i
anginës dhe lehtësohet dhimbja e gjoksit e shkaktuar nga angina.

Drazhe - 10 mg

Nifedipina është një kalçibllokues dihidropiridinik. Ajo frenon lëvizjen e joneve të kalçiumit përmes membranës qelizore. Nifedipina ul kërkesën për oksigjen të miokardit. Ajo është vazodilatatore e enëve periferike dhe atyre koronare, por
ndryshe nga kalçibllokuesit e tjerë, diltiazemi dhe verapamili, ka pak ose aspak ndikim në përçimin kardiak dhe rrallë shihet efekt inotrop negativ në doza terapeutike. Nifedipina nuk ka aktivitet antiaritmik. Ajo zgjeron arteriet kryesore koronare e arteriolat koronare, si në regjionin normal ashtu edhe në atë iskemik dhe është një frenuese e fuqishme e spazmave të tyre. Ajo ul tensionin arterial
në qetësi dhe në një nivel të caktuar sforcimi. Këtë e realizon duke zgjeruar arteriolat periferike dhe duke ulur rezistencën e përgjithshme periferike.
Drazhetë Nifedipine 10 mg përdoren në:
● anginë;
● sëmundjen Raynaud;
● hipertension.

Results 1 - 15 of 21