DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC Rimbursimi

Lista e barnave të rimbursuara,është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Në këtë këndvështrim, FSDKSH synon përmes listës së re të barnave, te shtojë vëmendjen drejt kategorive si pensionistët dhe pacintët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në hartimin e listës së barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Sistemi Urogjenital Dhe Hormonet Seksuale - Të Rimbursueshme

Tretësirë për injeksion - (2.5%) 25 mg/ 1 ml

Progesteroni sekretohet nga trupi i verdhë i vezoreve gjatë fazës së dytë të ciklit menstrual (faza luteale), si dhe nga placenta gjatë shtatzënisë. LH stimulon sekretimin e këtij hormoni nëpërmjet AMPc.
Në fund të ciklit, ulja e menjëhershme e sekretimit të progesteronit shkakton menstruacionet. Progesteroni është i nevojshëm për mbajtjen e shtatzënisë.
Nën veprimin e progesteronit, temperatura e trupit rritet me rreth 0.5°C.
Progesteroni vepron në zhvillimin e gjendrave mamare gjatë shtatzënisë dhe për zhvillim më të pakët gjatë fazës luteale. Progesteroni ka pak veti estrogjenike dhe androgjenike.

Indikohet në:
● gjakrrjedhje disfunksionale uterine;
● amenorre.

Kapsula me çlirim të zgjatur - 0.4 mg

Prostacure përdoret në trajtimin e simptomave funksionale të hiperplazisë beninje të prostatës, të tilla si vështirësia në urinim. Lënda vepruese e Prostacure është tamsulozin. Tamsulozina është një bllokues i receptorëve alfa1, që redukton tensionin në muskujt e prostatës dhe uretrës. Në këtë mënyrë mundësohet një rrjedhje e lehtë e urinës përmes uretrës dhe lehtësohet urinimi.

Kapsula me çlirim të zgjatur - 0.4 mg

Prostacure përdoret në trajtimin e simptomave funksionale të hiperplazisë beninje të prostatës, të tilla si vështirësia në urinim. Lënda vepruese e Prostacure është tamsulozin. Tamsulozina është një bllokues i receptorëve alfa1, që redukton tensionin në muskujt e prostatës dhe uretrës. Në këtë mënyrë mundësohet një rrjedhje e lehtë e urinës përmes uretrës dhe lehtësohet urinimi.

 

Results 1 - 3 of 3