DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC Rimbursimi

Lista e barnave të rimbursuara,është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Në këtë këndvështrim, FSDKSH synon përmes listës së re të barnave, te shtojë vëmendjen drejt kategorive si pensionistët dhe pacintët që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Në hartimin e listës së barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Sistemi Muskolo - Skeletik - Të Rimbursueshme

Supozitorë - 100 mg

Indometacina bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antiinflamatorë
josteroidë (AIJS). Këto barna janë qetësues të dhimbjeve dhe reduktojnë pezmatimin (inflamacionin) me të gjitha shenjat e tij.
Supozitorët Indometacine mund të përdoren për:
● sëmundjet inflamatore të kyçeve ose indeve rrethuese si: artriti reumatoid, osteoartriti dhe sëmundja degjenerative e artikulacionit kokso-femoral;
● deformimin dhe shtangësinë e shtyllës kurrizore (spondiliti ankilozant);
● dhimbjet muskulare, dhimbjet e fundit të shpinës dhe dhimbjet që vijnë nga kockat;
● dhimbjet nga periodat;
● gutën.

Tableta - 20 mg

Pirocutan përmban lëndën vepruese piroksikam, i cili është një bar analgjezik
dhe antiinflamator (antiinflamator josteroid).
Përpara se të përshkruajë Pirocutan, mjeku duhet të vlerësojë nevojën për këtë
bar kundrejt riskut për shfaqjen e efekteve të mundshme anësore. Në rrethana të caktuara mjeku mund t’ju bëjë disa kontrolle si dhe t’ju thotë se sa shpesh duhet të kontrolloheni gjatë trajtimit me piroksikam.

Indikimet:
Pirocutan 20 mg përdoret për lehtësimin e simptomave si enjtja, ngurtësimi dhe
dhimbja e kyçeve në artritin aktiv, artritin reumatoid dhe sëmundjen Bechterew/
Spondiliti ankilozant (sëmundje reumatike e shtyllës kurrizore).
Piroksikami nuk e shëron artritin, vetëm ju ndihmon për aq kohë sa e përdorni.
Mjeku duhet t’ju përshkruajë piroksikam vetëm nëse antiinflamatorët e tjerë
josteroidë (AIJS) nuk kanë arritur qetësimin e mjaftueshëm të simptomave.
Për shkak se nivelet konstante vepruese arrihen me vonesë, Pirocutan nuk
indikohet për trajtimin e sëmundjeve të cilat kërkojnë fillim të shpejtë të veprimit. 

Results 1 - 2 of 2