Kardiospir

Kardiospir
KardiospirKardiospirKardiospirKardiospirKardiospir
Gjaku dhe Organet e Homopojezës
Shqipëri dhe Kosovë
Po
Po
Po
SA00186
Kardiospir
100 mg
Tableta gastro-rezistente
Acid acetilsalicilik
Kuti x 20
Tableta të veshura me film, gastrorezistente – 100 mg … Read more

Tableta të veshura me film, gastrorezistente – 100 mg

Acidi acetilsalicilik (aspirina) është një antiinflamator josteroid (AIJS) i grupit të salicilateve dhe ka shumë karakteristika të përbashkëta me antiinflamatorët e tjerë josteroidë (AIJS). Ai jep efekte analgjezike, antipiretike, antiinflamatore dhe antireumatike. Acidi acetilsalicilik e ul temperaturën e lartë të trupit me anën e zgjerimit të enëve periferike të gjakut. Veprimin antiinflamator dhe analgjezik e ushtron me anën e frenimit të kompleksit enzimatik prostaglandinësintetazë. Acidi acetilsalicilik duke acetiluar ciklooksigjenazën e trombociteve, parandalon sintezën e tromboksanit A2, një rrjedhës i prostaglandinës, që është një vazokonstriktor i fuqishëm e që nxit agregimin e trombociteve dhe reaksionin e çlirimit të trombociteve. Acidi acetilsalicilik e frenon agregimin e trombociteve.


Share this