DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

Kodi ATC C: Sistemi Kardiovaskular është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Sistemi Kardiovaskular

Tableta - 6.25 mg

Dilapro përmban lëndën aktive karvedilol, i cili shkakton bllokadë joselektive të receptorëve beta-1 dhe beta-2 si dhe bllokadë selektive të receptorëve alfa-1 në zemër dhe në sistemin vaskular.

Dilapro përdoret për:
● trajtimin e dështimit kronik, simptomatik e të stabilizuar të funksionit të zemrës, të të gjitha shkallëve të ashpërsisë, me origjinë ishemike ose joishemike – në kombinim me terapinë standarde (si ACE-inhibitorët dhe diuretikët, me ose pa digitalikë), nëse nuk ka kundërindikime.

Tableta  - 60 mg

Tableta - 20 mg


Enalapril, pas hidrolizës në enalaprilat, bllokon enzimën konvertuese të angiotenzinës (ACE) tek njerëzit. ACE është një peptidildipeptidazë që pengon kthimin e angiotenzinës I në angiotenzinë II, e cila është një substancë e fuqishme vazokonstriktore që stimulon sekretimin e aldosteronit nga korteksi adrenal. Të mirat e efekteve të enalaprilit në hipertension dhe insufiçiencë kardiake shfaqen si rezultat i bllokimit të sistemit reninë – angiotenzinë – aldosteron.
Enalapril përdoret në:
● hipertensionin esencial dhe renovaskular;
● insufiçiencën kardiake kongjestive;
● parandalimin e insufiçiencës kardiake simptomatike në pacientët me disfunksion asimptomatik të ventrikulit të majtë.

 

Tableta - 50 mg

 

Tableta - 100 mg

 

Tableta - 10 mg

 

Tableta - 20 mg

 

Tableta - 40 mgFurosemidi është diuretik me veprim të shpejtë. Ai frenon ripërthithjen e joneve të natriumit dhe të klorit në gypthat proksimale dhe periferike të ansës Henle dhe si rezultat shtohet ekskretimi i natriumit, klorit dhe ujit. Po ashtu shtohet edhe ekskretimi urinar i kaliumit, kalciumit, magnezit dhe hidrogjenkarbonateve, ndërkohë që pH-i i urinës rritet.
Furosemid indikohet në:
– edema që shoqërojnë insufiçiencën kardiake kongjestive, cirrozën hepatike, sëmundjet e veshkave, përfshirë edhe sindromin nefrotik;
– edema të lokalizuara (pastraumatike ose për shkak të djegieve).
Furosemid është i efektshëm në mjekimin e hipertensionit, i vetëm ose i kombinuar me barna të tjera antihipertensive.
Furosemidi është diuretik i fuqishëm, me veprim të shpejtë si dhe është veçanërisht i dobishëm në të sëmurët, ku diuretikët e tjerë më pak të fuqishëm, siç janë diuretikët tiazidikë, nuk veprojnë siç duhet.

 

Tretësirë për injeksion - 20 mg/2ml

Furosemidi është diuretik me veprim të shpejtë. Ai frenon ripërthithjen e joneve të natriumit dhe të klorit në gypthat proksimale dhe periferike të ansës Henle dhe si rezultat shtohet ekskretimi i natriumit, klorit dhe ujit. Po ashtu shtohet edhe ekskretimi urinar i kaliumit, kalciumit, magnezit dhe hidrogjenkarbonateve, ndërkohë që pH-i i urinës rritet.
Furosemid indikohet në:
– edema që shoqërojnë insufiçiencën kardiake kongjestive, cirrozën hepatike, sëmundjet e veshkave, përfshirë edhe sindromin nefrotik;
– edema të lokalizuara (pastraumatike ose për shkak të djegieve).
Tretësira për injeksion Furosemid indikohet edhe:
– në edemat pulmonare akute;
– për mjekimin e oligurisë, për shkak të insufiçiencës renale.
Furosemid është i efektshëm në mjekimin e hipertensionit, i vetëm ose i kombinuar me barna të tjera antihipertensive.
Furosemidi është diuretik i fuqishëm, me veprim të shpejtë si dhe është veçanërisht i dobishëm në të sëmurët, ku diuretikët e tjerë më pak të fuqishëm, siç janë diuretikët tiazidikë, nuk veprojnë siç duhet.

Tableta - 25 mg

Hidroklortiazidi, sikurse të gjithë diuretikët tiazidikë, e shton jashtëqitjen urinare të natriumit dhe kaliumit në sasi afërsisht barazvlerëse. Si veprime të tjera mund të përmenden: jashtëqitja e joneve të kaliumit dhe atyre hidrogjenkarbonat, ulja e jashtëqitjes së kalciumit dhe mbajtja e acidit urik. Në doza terapeutike maksimale të gjithë diuretikët tiazidikë janë afërsisht të barabartë përsa i përket veprimit diuretik. Mekanizmi i saktë i veprimit të Hidroklortiazid ende nuk është sqaruar plotësisht. Zona e veprimit të barit është gypthi renal periferik dhe pjesa ngjitëse e ansës Henle. Bari frenon enzimën karboanhidrazë, duke ndikuar kështu në bartjen e hidrogjen-karbonateve në veshka. Nuk ushtron asnjë ndikim në presionin arterial normal. Efekti antihipertensiv në stadin fillestar lidhet me uljen e vëllimit të lëngut jashtëqelizor. Për veprimin antihipertensiv janë të nevojshme disa ditë. Për të arritur efektin terapeutik optimal janë të nevojshme 2 – 4 javë.
Tableta Hidroklortiazid përdoret në:
● mjekimin e edemave;
● insufiçiencën kardiake kongjestive, sëmundje të veshkave, si: sindromi nefrotik;
● cirrozën e mëlçisë;
● mjekimin e hipertensionit, i vetëm ose i kombinuar me barna të tjera antihipertensive.

Tretësirë për injeksion - (0.02%) 0.4 mg/2 ml

Lanatozidi C është një glikozid kardiak me veprim inotrop pozitiv. Efektet e tij janë të ngjashme me digoksinën. Ai rrit forcën e tkurrjes së miokardit dhe ul përçueshmërinë e zemrës, sidomos përçimin përmes nyjes atrioventrikulare
(AV). Lanatozidi C ushtron efekte inotrope pozitive dhe kronotrope negative.
Rreth 20% e dozës së përdorur çaktivohet brenda ditës. Efektet e tij zhduken pas 3 – 6 ditësh. Digoksina është metaboliti i lanatozidit C e që jashtëqitet përmes urinës.
Lanatozid C indikohet në:
● trajtimin e dekompensimit të lehtë dhe mesatarisht të rëndë të zemrës;
● trajtimin e takikardisë paroksizmale supraventrikulare.

Tableta te veshura me film - 10 mg

Lecorin përmban si lëndë aktive lerkanidipinë klorhidrat, që është një bllokues i kanaleve të
kalçiumit me veprime të njëjta me ato të nifedipinës. Lecorin ndikon në qelizat e miokardit, qelizat brenda sistemit të specializuar të përçimit të zemrës, dhe qelizat e muskulaturës së lëmuar të enëve të gjakut. Kështu, kontraktimi kardiak, formimi dhe përhapja e impulsit elektrik dhe tonusi i arterieve koronare apo sistemike mund të zvogëlohet.

Lecorin përdoret për trajtimin e hipertensionit esencial të lehtë deri të moderuar

Tableta te veshura me film - 10 mg + 20 mg

Lecorin ACE është një kombinim i një bllokuesi të kanaleve të kalciumit (lerkanidipinë) me një ACE-inhibitor (enalapril), të cilët janë barna që ulin presionin e gjakut.
Lecorin ACE përdoret për trajtimin e hipertensionit në pacientët tek të cilët presioni i gjakut nuk kontrollohet në mënyrë të përshtatshme nga përdorimi vetëm i enalaprilit me dozë 20 mg.

Lecorin ACE nuk duhet të përdoret si zgjedhje e parë në trajtimin fillestar të hipertensionit.

Tableta - 10 mg 

Lisidigal përmban lëndën aktive lizinopril, e cila bën pjesë në një grup barnash, që quhen ACE inhibitorë. Lizinoprili ul presionin e gjakut dhe lehtëson tendosjen në muskulin e zemrës.
Lisidigal përdoret në:
• trajtimin e presionit të lartë të gjakut (hipertension);
• pacientë, funksioni i zemrës së të cilëve është i dobësuar (pamjaftueshmëri kardiake simptomatike);
• mjekimin afatshkurtër (6 javë) të pacientëve, qarkullimi i gjakut të të cilëve ka treguar
se është i qëndrueshëm brenda 24 orëve nga një infarkt akut i miokardit;
• mjekimin e çrregullimeve të veshkës në pacientë me presion të lartë të gjakut të cilët
kanë diabet tip 2 dhe sëmundje të mëparshme të veshkës (nefropati).

Tableta - 20 mg

Lisidigal përmban lëndën aktive lizinopril, e cila bën pjesë në një grup barnash, që quhen ACE inhibitorë. Lizinoprili ul presionin e gjakut dhe lehtëson tendosjen në muskulin e zemrës.
Lisidigal përdoret në:
• trajtimin e presionit të lartë të gjakut (hipertension);
• pacientë, funksioni i zemrës së të cilëve është i dobësuar (pamjaftueshmëri kardiake simptomatike);
• mjekimin afatshkurtër (6 javë) të pacientëve, qarkullimi i gjakut të të cilëve ka treguar se është i qëndrueshëm brenda 24 orëve nga një infarkt akut i miokardit;
• mjekimin e çrregullimeve të veshkës në pacientë me presion të lartë të gjakut të cilët kanë diabet tip 2 dhe sëmundje të mëparshme të veshkës (nefropati).

Results 16 - 30 of 63