Furosemid

Furosemid 10amp
Furosemid 10ampFurosemid 10ampFurosemid 10ampFurosemid 10ampFurosemid 10amp
Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Po
SA00114
Furosemid
(1%) 20 mg/2 ml
Tretësirë për injeksion
Furosemid
Kuti x 10 ampula
Tretësirë për injeksion - 20 mg/2ml Furosemidi është diuretik me veprim të shpejtë. Ai frenon ripërthithjen e joneve të natriumit dhe të kl … Read more

Tretësirë për injeksion - 20 mg/2ml

Furosemidi është diuretik me veprim të shpejtë. Ai frenon ripërthithjen e joneve të natriumit dhe të klorit në gypthat proksimale dhe periferike të ansës Henle dhe si rezultat shtohet ekskretimi i natriumit, klorit dhe ujit. Po ashtu shtohet edhe ekskretimi urinar i kaliumit, kalciumit, magnezit dhe hidrogjenkarbonateve, ndërkohë që pH-i i urinës rritet.
Furosemid indikohet në:
– edema që shoqërojnë insufiçiencën kardiake kongjestive, cirrozën hepatike, sëmundjet e veshkave, përfshirë edhe sindromin nefrotik;
– edema të lokalizuara (pastraumatike ose për shkak të djegieve).
Tretësira për injeksion Furosemid indikohet edhe:
– në edemat pulmonare akute;
– për mjekimin e oligurisë, për shkak të insufiçiencës renale.
Furosemid është i efektshëm në mjekimin e hipertensionit, i vetëm ose i kombinuar me barna të tjera antihipertensive.
Furosemidi është diuretik i fuqishëm, me veprim të shpejtë si dhe është veçanërisht i dobishëm në të sëmurët, ku diuretikët e tjerë më pak të fuqishëm, siç janë diuretikët tiazidikë, nuk veprojnë siç duhet.