Furosemid

Furosemid
FurosemidFurosemid FurosemidFurosemidFurosemid
Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Po
SA00113
Furosemid
40 mg
Tableta
Furosemid
Kuti x 30
Tableta - 40 mgFurosemidi është diuretik me veprim të shpejtë. Ai frenon ripërthithjen e joneve të natriumit dhe të klorit në gypthat proksi … Read more

Tableta - 40 mgFurosemidi është diuretik me veprim të shpejtë. Ai frenon ripërthithjen e joneve të natriumit dhe të klorit në gypthat proksimale dhe periferike të ansës Henle dhe si rezultat shtohet ekskretimi i natriumit, klorit dhe ujit. Po ashtu shtohet edhe ekskretimi urinar i kaliumit, kalciumit, magnezit dhe hidrogjenkarbonateve, ndërkohë që pH-i i urinës rritet.
Furosemid indikohet në:
– edema që shoqërojnë insufiçiencën kardiake kongjestive, cirrozën hepatike, sëmundjet e veshkave, përfshirë edhe sindromin nefrotik;
– edema të lokalizuara (pastraumatike ose për shkak të djegieve).
Furosemid është i efektshëm në mjekimin e hipertensionit, i vetëm ose i kombinuar me barna të tjera antihipertensive.
Furosemidi është diuretik i fuqishëm, me veprim të shpejtë si dhe është veçanërisht i dobishëm në të sëmurët, ku diuretikët e tjerë më pak të fuqishëm, siç janë diuretikët tiazidikë, nuk veprojnë siç duhet.