Lisidigal

Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Jo
SA01684
Lisidigal
20 mg
Tableta
Lizinopril
Kuti x 30
Tableta - 20 mg Lisidigal përmban lëndën aktive lizinopril, e cila bën pjesë në një grup barnash, që quhen ACE inhibitorë. Lizinoprili ul pr … Read more

Tableta - 20 mg

Lisidigal përmban lëndën aktive lizinopril, e cila bën pjesë në një grup barnash, që quhen ACE inhibitorë. Lizinoprili ul presionin e gjakut dhe lehtëson tendosjen në muskulin e zemrës.
Lisidigal përdoret në:
• trajtimin e presionit të lartë të gjakut (hipertension);
• pacientë, funksioni i zemrës së të cilëve është i dobësuar (pamjaftueshmëri kardiake simptomatike);
• mjekimin afatshkurtër (6 javë) të pacientëve, qarkullimi i gjakut të të cilëve ka treguar se është i qëndrueshëm brenda 24 orëve nga një infarkt akut i miokardit;
• mjekimin e çrregullimeve të veshkës në pacientë me presion të lartë të gjakut të cilët kanë diabet tip 2 dhe sëmundje të mëparshme të veshkës (nefropati).