Hidroklortiazid

Hidroklortiazid
HidroklortiazidHidroklortiazid HidroklortiazidHidroklortiazidHidrokortiazid
Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Po
SA00156
Hidroklortiazid
25 mg
Tableta
Hidroklortiazid
Kuti x 30
Tableta - 25 mg Hidroklortiazidi, sikurse të gjithë diuretikët tiazidikë, e shton jashtëqitjen urinare të natriumit dhe kaliumit në sasi afër … Read more

Tableta - 25 mg

Hidroklortiazidi, sikurse të gjithë diuretikët tiazidikë, e shton jashtëqitjen urinare të natriumit dhe kaliumit në sasi afërsisht barazvlerëse. Si veprime të tjera mund të përmenden: jashtëqitja e joneve të kaliumit dhe atyre hidrogjenkarbonat, ulja e jashtëqitjes së kalciumit dhe mbajtja e acidit urik. Në doza terapeutike maksimale të gjithë diuretikët tiazidikë janë afërsisht të barabartë përsa i përket veprimit diuretik. Mekanizmi i saktë i veprimit të Hidroklortiazid ende nuk është sqaruar plotësisht. Zona e veprimit të barit është gypthi renal periferik dhe pjesa ngjitëse e ansës Henle. Bari frenon enzimën karboanhidrazë, duke ndikuar kështu në bartjen e hidrogjen-karbonateve në veshka. Nuk ushtron asnjë ndikim në presionin arterial normal. Efekti antihipertensiv në stadin fillestar lidhet me uljen e vëllimit të lëngut jashtëqelizor. Për veprimin antihipertensiv janë të nevojshme disa ditë. Për të arritur efektin terapeutik optimal janë të nevojshme 2 – 4 javë.
Tableta Hidroklortiazid përdoret në:
● mjekimin e edemave;
● insufiçiencën kardiake kongjestive, sëmundje të veshkave, si: sindromi nefrotik;
● cirrozën e mëlçisë;
● mjekimin e hipertensionit, i vetëm ose i kombinuar me barna të tjera antihipertensive.