DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

Kodi ATC A: Trakti Digjestiv Dhe Metabolizmi është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Trakti Digjestiv Dhe Metabolizmi

Tableta të veshura me film 1000 mg

Metformine është një antidiabetik që merret nga goja dhe që nuk ka lidhje nga ana kimike ose farmakologjike me rrjedhësit e sulfaniluresë. Metformina përmirëson tolerancën e glukozës në të sëmurët me diabet joinsulinovartës duke ulur nivelin plazmatik të glukozës, si atë bazal, ashtu edhe atë pas ngrënies. Metformina zvogëlon prodhimin hepatik të glukozës, ul përthithjen intestinale të saj dhe përmirëson ndjeshmërinë e insulinës (rrit rikapjen periferike të glukozës).

Metformine indikohet në mjekimin e diabetit joinsulinovartës kur
ka dështuar kontrolli i sëmundjes me anën e dietës dhe veçanërisht kur i sëmuri është me mbipeshë. Metformine mund të përdoret e vetme si mjekim fillestar ose e kombinuar me një rrjedhës të sulfaniluresë. Në diabetin insulinovartës, Metformine mund të jepet si mjet ndihmës në të sëmurët, simptomat e të cilëve kontrollohen me vështirësi.

 

Xhel oral - 20 mg / g

Micotar xhel oral përmban lëndën aktive mikonazol, i cili është një antimykotik për trajtimin e infeksioneve mykotike të kavitetit oral.

Xhel oral - 20 mg / g

 

Tretësirë për injeksion - (100 mg + 50 mg + 0.5 mg)/2 ml

Neuro B pёrmban si lёndё aktive Vitaminë B1 (tiaminë klorhidrat), Vitaminë B6 (piridoksinë klorhidrat) dhe Vitaminë B12 (cianokobalamin) të cilat janë pjesë e vitaminave të grupit B. Këto vitamina hyjnë në përbërjen e enzimave që katalizojnë reaksionet gjatë metabolizmit të sheqernave, yndyrnave dhe proteinave. Kombinimi i vitaminave të grupit B përdoret për ndikimin në një sërë procesesh dhe funksionesh të rëndësishme të organizmit dhe kryesisht për ndikimin mbi sëmundjet inflamatore dhe degjenerative të nervave dhe aparatit motorik.

Neuro B, si tretësirë për injeksion, përdoret në mjekimin kompleks të sëmundjeve dhe gjendjeve të mëposhtme:
● në trajtimin e mungesës së vitaminave B, në dermatite, ekzema, psoriazë, diatezë eksudative, akne;
● proçese inflamatore dhe degjenerative të nervave periferike – neurite, polineurite (alkoolike, postinfektive dhe toksike, në rast diabeti), neuralgji, mialgji, parestezi;
● gjatë trajtimit me disa barna si izoniazid, cikloserinë;
● në trajtimin e anemisë makrocitare;
● mund të jetë i dobishëm si ndihmës në manaxhimin e abstinencës së alkolit;
● pas gastroektomisë ose pas heqjes masive të ileumit;
● mund të ndikojë pozitivisht në rregullimin e sindromës premenstruale.

Tableta - 200 mg

Nikotinamidi dhe acidi nikotinik (vitamina PP) bëjnë pjesë në vitaminat e tretshme në ujë, të grupit të vitaminës B. Në organizëm shndërrohen në nikotinamidadenindinukleotid (NAD) dhe në fosfat të nikotinamidadenindinukleotidit (NADP). Këto dy produkte të fundit janë koenzima të rëndësishme që marrin pjesë në proçeset e frymëmarrjes. Pamjaftueshmëria e acidit nikotinik shfaqet kur marrja me ushqimet është e papërshtatshme. Pamjaftueshmëria shpie në zhvillimin e një sindromi që njihet me emrin pelagra, e cila karakterizohet me lezione të lëkurës, sidomos të sipërfaqeve që ekspozohen në dritën e diellit, me hiperpigmentim dhe hiperkeratinizim. Mund të shfaqen edhe simptoma të tjera, si: diarre, dhimbje barku, glosit, stomatit, anoreksi, dhimbje koke, letargji dhe çrregullime mendore e neurologjike.

Indikohet në:
● rastet e rritjes së nevojave për nikotinamid, si p.sh. në periudhën e shtatzënisë dhe të ushqyerjes së fëmijëve me gji;
● personat e dobësuar dhe në diabetikët;
● një varg sëmundjesh organike dhe funksionore të enëve të trurit (arterosklerozë obliterante, emboli trunore, migrenë spastike);
● sëmundje organike të enëve periferike (morbus Buergeri);
● dëmtime funksionore të enëve periferike, si sëmundja Reino, akrocianoza;
● sëmundje infektive, çrregullime të metabolizmit, alergji, anoreksi, të vjella;
● oftalmologji; përdoret në djegie të konjunktivës dhe kornesë nga nxehtësia dhe lëndët kimike, në sëmundje të fundus okuli dhe të nervit optik me bazë vaskulare;
● otorino-laringologji; indikohet në dëmtimet spastike të dëgjimit dhe dëmtimet vestibulare;
● stomatite, glosite, xhinxhivite, afte;
● dermatologji; përdoret në ekzemë, morth, dermatite toksike, alopeci areata.

Pezulli orale - 100 000 IU/ml

NystaGo përmban lëndën aktive nistatinë. Nistatina, një antibiotik antimykotik polienik, është një përzierje e lëndëve të prodhuara nga rritja e shtameve të caktuara të Streptomyces noursei ose me anë të metodave të tjera. Pjesa më e madhe përbëhet nga nistatinë A1. Nistatina
është aktive ndaj një game të gjerë të myqeve ose fungeve të ngjashëm me myqet, duke përfshirë Candida albicans.

Indikohet në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve të kavitetit oral, infeksioneve të ezofagut dhe infeksioneve të traktit gastrointestinal të shkaktuara nga myqet e llojit Candida. Gjithashtu siguron një profilaksi efektive ndaj kandidozave orale tek foshnjet e lindura nga nëna, që vuajnë nga kandidoza vaginale.

Pezulli orale - 100 000 IU / ml

NystaGo përmban lëndën aktive nistatinë. Nistatina, një antibiotik antimykotik polienik, është një përzierje e lëndëve të prodhuara nga rritja e shtameve të caktuara të Streptomyces noursei ose me anë të metodave të tjera. Pjesa më e madhe përbëhet nga nistatinë A1. Nistatina është aktive ndaj një game të gjerë të myqeve ose fungeve të ngjashëm me myqet, duke përfshirë Candida albicans.

Indikohet në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve të kavitetit oral, infeksioneve të ezofagut dhe infeksioneve të traktit gastrointestinal të shkaktuara nga myqet e llojit Candida.
Gjithashtu siguron një profilaksi efektive ndaj kandidozave orale tek foshnjet e lindura nga nëna, që vuajnë nga kandidoza vaginale.

Tretesire per injeksion - 8 mg / 4 ml

Ondansetron përmban si lëndë aktive ondansetron klorhidrat dihidrat. Ondansetroni është një antagonist selektiv i receptorëve 5-hidroksitriptaminë-3 (5-HT3) dhe bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antiemetikë.

Ondansetron përdoret:
● për mbajtjen nën kontroll të të përzierave dhe të vjellave të shkaktuara nga kemoterapia citotoksike dhe radioterapia,
● për parandalimin dhe trajtimin e të përzierave dhe të vjellave pas operacioneve.

Tableta të veshura me film gastro-rezistente - 40 mg

Pantofren përmban pantoprazol, i cili është një bar që redukton prodhimin e acidit në stomak (frenues selektiv i pompës protonike).

Pantofren përdoret tek të rriturit dhe adoleshentët 12 vjeç e sipër:
– në trajtimin e formave të moderuara në të rënda të refluksit gastro - ezofageal (inflamacion i fytit).

Pantofren përdoret tek të rriturit:
– në trajtimin e ulçerës gastrike;
– në trajtimin e ulçerës duodenale;
– i kombinuar me antibiotikë në çrrënjosjen e Helicobacter pylori;
– në trajtimin afatgjatë të rasteve kur stomaku prodhon acid klorhidrik në sasi të mëdha (p.sh. sindroma Zollinger – Ellison).

Tretësirë për injeksion - (4%) 40 mg/1 ml

Papaverina është një alkaloid që është prezent tek opiumi, pavarësisht se nuk është e lidhur kimikisht apo farmakologjikisht me alkaloidet e tjera të tij.
Papaverina ushtron një efekt lëshues të drejtpërdrejtë të muskulaturës së lëmuar, efekt që i detyrohet pjesërisht aftësisë së saj për ta frenuar fosfodiesterazën. Ajo shkakton zgjerimin e koronareve, të enëve trunore e pulmonare dhe të arterieve periferike; lëshon muskulaturën e lëmuar të bronkeve, të aparatit tretës, ureterëve dhe të sistemit biliar.

Papaverine indikohet në:
● spazma viscerale (p.sh. uretrale, biliare dhe kolika gastrointestinale);
● spazma vaskulare të shoqëruara me infarkt akut miokardi (bllokim koronar);
● angina pectoris;
● embolizëm periferik dhe pulmonar;
● sëmundje vaskulare periferike ku ka një element vazospastik;
● disa gjendje angiospastike trunore.

Tableta të veshura me film - 500 000 UI

Tabletat Pronystin përmbajnë si lëndë aktive nistatinë, e cila shërben për trajtimin e infeksioneve mykotike (antimykotik). Ato indikohen për trajtimin intestinal topik të infeksioneve mykotike të traktit gastrointestinal, të cilat dihet se janë të ndjeshme ndaj nistatinës, sidomos kur infeksioni mykotik ka ndodhur si pasojë e një terapie me antibiotikë, citostatikë ose kortikoidë.

Tableta të veshura me film - 500 000 UI

Tabletat Pronystin përmbajnë si lëndë aktive nistatinë, e cila shërben për trajtimin e infeksioneve mykotike (antimykotik). Ato indikohen për trajtimin intestinal topik të infeksioneve mykotike të traktit gastrointestinal, të cilat dihet se janë të ndjeshme ndaj nistatinës, sidomos kur infeksioni mykotik ka ndodhur si pasojë e një terapie me antibiotikë, citostatikë ose kortikoidë.

Tableta te veshura me film - 50 mg

 

Tableta te veshura me film - 50 mg + 500 mg

Lëndët aktive të barit Provilda Plus, vildagliptina dhe metformina, i përkasin një grupi barnash të quajtur "antidiabetikë oralë". Provilda Plus përdoret për trajtimin e pacientëve të rritur, të cilët kanë diabet të tipit 2. Ky lloj diabeti njihet edhe si diabet melitus jo i varur nga insulina. Provilda Plus përdoret kur diabeti nuk mund të kontrollohet vetëm me dietë dhe aktivitet fizik dhe/ose me barna të tjera të përdorura për trajtimin e diabetit (insulina ose sulfonilureat).
Diabeti i tipit 2 zhvillohet nëse trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose nëse insulina që prodhon trupi nuk funksionon siç duhet. Gjithashtu mund të zhvillohet edhe nëse trupi prodhon shumë glukagon. Si insulina ashtu edhe glukagoni prodhohen në pankreas. Insulina ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, veçanërisht pas ngrënies. Glukagoni stimulon mëlçinë të prodhojë sheqer, duke bërë që niveli i sheqerit në gjak të rritet.

Si vepron Provilda Plus
Të dy lëndët aktive, vildagliptina dhe metformina, ndihmojnë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak. Vildagliptina vepron duke stimuluar pankreasin të prodhojë më shumë insulinë dhe më pak
glukagon. Metformina vepron duke ndihmuar trupin të përdorë më mirë insulinën. Ky bar ul nivelin e sheqerit në gjak, gjë që mund të ndihmojë në parandalimin e ndërlikimeve nga diabeti. 

Tableta te veshura me film - 50 mg + 850 mg

Lëndët aktive të barit Provilda Plus, vildagliptina dhe metformina, i përkasin një grupi barnash të quajtur "antidiabetikë oralë". Provilda Plus përdoret për trajtimin e pacientëve të rritur, të cilët kanë diabet të tipit 2. Ky lloj diabeti njihet edhe si diabet melitus jo i varur nga insulina. Provilda Plus përdoret kur diabeti nuk mund të kontrollohet vetëm me dietë dhe aktivitet fizik dhe/ose me barna të tjera të përdorura për trajtimin e diabetit (insulina ose sulfonilureat).
Diabeti i tipit 2 zhvillohet nëse trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose nëse insulina që prodhon trupi nuk funksionon siç duhet. Gjithashtu mund të zhvillohet edhe nëse trupi prodhon shumë glukagon. Si insulina ashtu edhe glukagoni prodhohen në pankreas. Insulina ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, veçanërisht pas ngrënies. Glukagoni stimulon mëlçinë të prodhojë sheqer, duke bërë që niveli i sheqerit në gjak të rritet.

Si vepron Provilda Plus
Të dy lëndët aktive, vildagliptina dhe metformina, ndihmojnë në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak. Vildagliptina vepron duke stimuluar pankreasin të prodhojë më shumë insulinë dhe më pak
glukagon. Metformina vepron duke ndihmuar trupin të përdorë më mirë insulinën. Ky bar ul nivelin e sheqerit në gjak, gjë që mund të ndihmojë në parandalimin e ndërlikimeve nga diabeti. 

Results 16 - 30 of 51