Pezulli orale - 100 000 IU/ml
NystaGo përmban lëndën aktive nistatinë. Nistatina, një antibiotik antimykotik polienik, është një përzierje e lëndëve të prodhuara nga rritja e shtameve të caktuara të Streptomyces noursei ose me anë të metodave të tjera. Pjesa më e madhe përbëhet nga nistatinë A1. Nistatina
është aktive ndaj një game të gjerë të myqeve ose fungeve të ngjashëm me myqet, duke përfshirë Candida albicans.
Indikohet në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve të kavitetit oral, infeksioneve të ezofagut dhe infeksioneve të traktit gastrointestinal të shkaktuara nga myqet e llojit Candida. Gjithashtu siguron një profilaksi efektive ndaj kandidozave orale tek foshnjet e lindura nga nëna, që vuajnë nga kandidoza vaginale.