Nikotinamid

5_copy_1468421035
5_copy_14684210351_copy_8717950862_copy_1909492153_copy_911927944_copy_361947888
Trakti Digjestiv dhe Metabolizmi
Shqipëri
Jo
Jo
Po
SA00278
Nikotinamid
200 mg
Tableta
Nikotinamid
Kuti x 30
Tableta - 200 mg Nikotinamidi dhe acidi nikotinik (vitamina PP) bëjnë pjesë në vitaminat e tretshme në ujë, të grupit të vitaminës B. Në or … Read more

Tableta - 200 mg

Nikotinamidi dhe acidi nikotinik (vitamina PP) bëjnë pjesë në vitaminat e tretshme në ujë, të grupit të vitaminës B. Në organizëm shndërrohen në nikotinamidadenindinukleotid (NAD) dhe në fosfat të nikotinamidadenindinukleotidit (NADP). Këto dy produkte të fundit janë koenzima të rëndësishme që marrin pjesë në proçeset e frymëmarrjes. Pamjaftueshmëria e acidit nikotinik shfaqet kur marrja me ushqimet është e papërshtatshme. Pamjaftueshmëria shpie në zhvillimin e një sindromi që njihet me emrin pelagra, e cila karakterizohet me lezione të lëkurës, sidomos të sipërfaqeve që ekspozohen në dritën e diellit, me hiperpigmentim dhe hiperkeratinizim. Mund të shfaqen edhe simptoma të tjera, si: diarre, dhimbje barku, glosit, stomatit, anoreksi, dhimbje koke, letargji dhe çrregullime mendore e neurologjike.

Indikohet në:
● rastet e rritjes së nevojave për nikotinamid, si p.sh. në periudhën e shtatzënisë dhe të ushqyerjes së fëmijëve me gji;
● personat e dobësuar dhe në diabetikët;
● një varg sëmundjesh organike dhe funksionore të enëve të trurit (arterosklerozë obliterante, emboli trunore, migrenë spastike);
● sëmundje organike të enëve periferike (morbus Buergeri);
● dëmtime funksionore të enëve periferike, si sëmundja Reino, akrocianoza;
● sëmundje infektive, çrregullime të metabolizmit, alergji, anoreksi, të vjella;
● oftalmologji; përdoret në djegie të konjunktivës dhe kornesë nga nxehtësia dhe lëndët kimike, në sëmundje të fundus okuli dhe të nervit optik me bazë vaskulare;
● otorino-laringologji; indikohet në dëmtimet spastike të dëgjimit dhe dëmtimet vestibulare;
● stomatite, glosite, xhinxhivite, afte;
● dermatologji; përdoret në ekzemë, morth, dermatite toksike, alopeci areata.