Tretësirë për injeksion - (100 mg + 50 mg + 0.5 mg)/2 ml
Neuro B pёrmban si lёndё aktive Vitaminë B1 (tiaminë klorhidrat), Vitaminë B6 (piridoksinë klorhidrat) dhe Vitaminë B12 (cianokobalamin) të cilat janë pjesë e vitaminave të grupit B. Këto vitamina hyjnë në përbërjen e enzimave që katalizojnë reaksionet gjatë metabolizmit të sheqernave, yndyrnave dhe proteinave. Kombinimi i vitaminave të grupit B përdoret për ndikimin në një sërë procesesh dhe funksionesh të rëndësishme të organizmit dhe kryesisht për ndikimin mbi sëmundjet inflamatore dhe degjenerative të nervave dhe aparatit motorik.
Neuro B, si tretësirë për injeksion, përdoret në mjekimin kompleks të sëmundjeve dhe gjendjeve të mëposhtme:
● në trajtimin e mungesës së vitaminave B, në dermatite, ekzema, psoriazë, diatezë eksudative, akne;
● proçese inflamatore dhe degjenerative të nervave periferike – neurite, polineurite (alkoolike, postinfektive dhe toksike, në rast diabeti), neuralgji, mialgji, parestezi;
● gjatë trajtimit me disa barna si izoniazid, cikloserinë;
● në trajtimin e anemisë makrocitare;
● mund të jetë i dobishëm si ndihmës në manaxhimin e abstinencës së alkolit;
● pas gastroektomisë ose pas heqjes masive të ileumit;
● mund të ndikojë pozitivisht në rregullimin e sindromës premenstruale.