DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ

ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

ATC code R: Sistemi Respirator është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Sistemi Respirator

Kapsula te forta - 1 mg

Kapsulat Ketofex përmbajnë ketotifen, një bar i cili përdoret për parandalimin dhe trajtimin e simptomave alergjike.

Ato indikohen në:
– trajtimin e simptomave në rrufë alergjike dhe në sëmundje alergjike të lëkurës, kur trajtimi me antihistaminikë oralë josedativë (antihistaminikë që nuk shkaktojnë përgjumje) si dhe
përdorimi lokal i antihistaminikëve dhe glukokortikoidëve (preparate kortizonike) në rrufë alergjike, nuk është i përshtatshëm;
– parandalimin afatgjatë të simptomave astmatike në kombinim me antiinflamatorë të tjerë tek pacientët me ankesa të tipit alergjik në më shumë se një organ (p.sh. astmë bronkiale alergjike dhe alergji nga bari).

Udhëzim:
Kapsulat Ketofex nuk janë të përshtatshme për trajtimin e atakeve akute të astmës.
Nuk rekomandohet trajtimi i astmës bronkiale vetëm me Ketofex - kapsula.
Terapia e astmës së rëndë duhet bërë gradualisht që të ketë sukses. Suksesi i terapisë duhet të kontrollohet me ekzaminime të vazhdueshme mjekësore. Mjekët vlerësojnë se në ecurinë e
sëmundjes si dhe në suksesin e trajtimit është i rëndësishëm një vetëkontroll i përditshëm. Kjo mund të jetë p.sh. në matjen me peak-flow metër të frymënxjerrjeve. Nëse edhe pas ndjekjes së një trajtimi korrekt nuk ka përmirësim ose ndodh përkeqësim i ankesave, mjeku duhet të rivlerësojë terapinë. 

Tableta - 15 mg

Tableta 10 mg

Lorade përmban lëndën aktive loratadinë, e cila bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antihistaminikë.
Lorade përdoret për trajtimin simptomatik të:
● rinitit alergjik (p.sh. alergji nga polenat) si teshtimat, rrjedhje dhe kruarje hunde, irritim i syve
● urtikaries kronike idiopatike (me origjinë të panjohur).

Tableta - 10 mg

Shurup - 5 mg/5 ml

Drazhe - 50 mg

Mebhidrolina është një lëndë që bën pjesë në grupin e antihistaminikëve. Antihistaminikët zvogëlojnë ose anullojnë veprimet kryesore të histaminës në organizëm me anë të bllokimit të prapësueshëm dhe konkurues të receptorëve histaminikë; ata nuk e çaktivizojnë histaminën
ose nuk e parandalojnë sintezën apo çlirimin e saj. Mebhidroline paraqet veti antimuskarinike, antagoniste të serotoninës dhe efekte anestezike lokale. Ajo përdoret për qetësimin simptomatik të reaksioneve të mbindjeshmërisë, përfshirë urtikarien dhe angioedemën, rinitin dhe konjunktivitin. Konsiderohet e paefektshme në astmë.

Drazhetë Mebhidroline 50 mg indikohen në:
● alergji stinore (nga polenet ose pluhuri);
● rinit vazomotor;
● astmë bronkiale me origjinë alergjike;
● urtikarie;
● ekzantema nga barnat;
● të kruajtura;
● ekzema;
● dermatite e konjunktivite alergjike;
● pickim insektesh;
● edemën e Kuinkut;
● idiosinkrazi nga ushqimet.

Tableta te pertypshme - 5 mg

Montalex përmban lëndën aktive montelukast. Montelukasti është një antagonist i receptorëve të leukotrieneve, i cili është i aftë të bllokojë lidhjen me receptorët e tyre. Leukotrienet shkaktojnë ngushtim dhe enjtje të rrugëve të kalimit të ajrit në mushkëri, gjithashtu shkaktojnë edhe alergji. Duke bllokuar leukotrienet montelukast përmirëson simptomat e astmës dhe ndihmon në kontrollin e saj. Gjithashtu Montalex 10 mg përmirëson simptomat e alergjive
sezonale (të njohura edhe si rinit alergjik). Mjeku mund ta përshkruajë Montalex për të trajtuar sëmundjen e astmës, për të parandaluar simptomat e saj gjatë ditës dhe natës.
● Montalex përdoret për trajtimin e pacientëve, të cilët nuk arrijnë të
mbajnë sëmundjen nën kontroll me trajtimin që kanë dhe kanë nevojë për terapi shtesë.
● Montalex (vetëm tableta 5 mg) mund të përdoret gjithashtu si një trajtim alternativ në vend të kortizonikëve inhalatorë për fëmijët nga mosha 6 deri në 14 vjeç, të cilët nuk kanë marrë kohët e fundit trajtim me kortizonikë oralë për astmën dhe kanë treguar, që nuk janë në gjendje të përdorin kortizonikë në formën e inhalacionit.
● Montalex ndihmon në parandalimin e ngushtimit të rrugëve ajrore, që mund të ndodhë gjatë gjimnastikës.
Në pacientët e rritur ku Montalex merret për trajtimin e astmës, ai mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e simptomave të alergjisë sezonale (rinitit).
Mjeku duhet të përcaktojë se si do të përdoret Montalex duke u bazuar në simptomat dhe përkeqësimin e gjendjes së astmës suaj ose të fëmijës suaj. 

Tableta te veshura me film - 10 mg

Shurup - 250 mg /5 ml

Shurupi MucoGo përmban lëndën aktive karbocisteinë. Karbocisteina është një agjent mukolitik. Molekula e karbocisteinës e bllokon kimikisht grupin sulfhidril (-SH), i cili është përgjegjës për vetitë e mukusit. Në këtë mënyrë karbocisteina vepron si mukolitik. Ajo ndikon edhe në sintezën e sialomucinës, duke e shtuar sasinë e kësaj të fundit dhe kështu bën të mundur largimin më të lehtë të sekrecioneve në mushkëri. Karbocisteina e ul hiperplazinë dhe hipertrofinë e zonës që sekreton mukusin dhe në të njëjtën kohë ndikon lokalisht edhe si antiflogjistik. Me normalizimin e sekretimit, karbocisteina ndikon si rregulluese edhe në strukturat e tjera ku formohet
mukoproteina, si p.sh.: në aparatin tretës dhe atë urogenital, si edhe në veshin e mesëm.

MucoGo indikohet në mjekimin e çrregullimeve të aparatit të frymëmarrjes, të shoqëruara me mukus të theksuar dhe viskoz (bronkite; astmë bronkiale; tuberkulozin e mushkërive i ndërlikuar me bronkit kronik; rinit; sinuzit; laringit).

Shurup x 100 mg / 5 ml

Shurupi Mukol përmban lëndën aktive karbocisteinë. Karbocisteina është një agjent mukolitik. Molekula e karbocisteinës e bllokon kimikisht grupin sulfhidril (-SH), i cili është përgjegjës për vetitë e mukusit. Në këtë mënyrë karbocisteina vepron si mukolitik. Ajo ndikon edhe në sintezën e sialomucinës, duke e shtuar sasinë e kësaj të fundit dhe kështu bën të mundur largimin më të lehtë të sekrecioneve në mushkëri. Karbocisteina e ul hiperplazinë dhe hipertrofinë e zonës që sekreton mukusin dhe në të njëjtën kohë ndikon lokalisht edhe si antiflogjistik. Me normalizimin e sekretimit, karbocisteina ndikon si rregulluese edhe në strukturat e tjera ku formohet mukoproteina, si p.sh.: në aparatin tretës dhe atë urogenital, si edhe në veshin e mesëm.

Mukol indikohet në mjekimin e çrregullimeve të aparatit të frymëmarrjes, të shoqëruara me mukus të theksuar dhe viskoz (bronkite; astmë bronkiale; tuberkulozin e mushkërive i ndërlikuar me bronkit kronik; rinit; sinuzit; laringit).

Tretësirë për injeksion- (2.5%) 50 mg/2 ml

Drazhe - 25 mg

Prometazina, një rrjedhës i fenotiazinës, ul ose zhduk veprimet kryesore të histaminës në organizëm, duke konkuruar ose bllokuar në mënyrë të prapësueshme histaminën në receptorët e indeve. Ajo nuk e çaktivizon histaminën dhe nuk e parandalon sintezën ose çlirimin e saj. Receptorët H1 të histaminës janë përgjegjës për zgjerimin e enëve të gjakut, rritjen e përshkueshmërisë së kapilarëve e kruarjet dhe deri në një farë mase për tkurrjen e muskulaturës së lëmuar të bronkeve dhe të aparatit tretës. Ajo ka edhe veti antimuskarinike, antagonizuese të adrenalinës, antagonizuese të serotoninës dhe efekte anestezike lokale.

Drazhetë Prometazine 25 mg indikohen në:
● qetësimin e përkohshëm të rrjedhjes së hundëve dhe teshtitjes të shkaktuara nga gjendjet gripale;
● qetësimin simptomatik të rinitit alergjik stinor dhe gjatë gjithë vjetit, rinitit vazomotor, konjunktivitit alergjik;
● qetësimin e simptomave me kruajtje alergjike e joalergjike;
● trajtimin e manifestimeve të lehta e të pandërlikuara të lëkurës nga urtikaria dhe angioedema;
● përmirësimin e reaksioneve alergjike prej gjakut ose plazmës;
● trajtimin e dermografizmit;
● mjekimin ndihmës në reaksionet anafilaktike;
● qetësimin paraoperator dhe pasoperator;
● parandalimin dhe kontrollin e nauzesë e të vjellave të shkaktuara nga disa tipa anestezie dhe ndërhyrjeje kirurgjike;
● mjekimin ndihmës të analgjezikëve për dhimbjet pasoperatore;
● nxitjen e një gjumi të lehtë;
● trajtimin aktiv dhe profilaktik të sëmundjes së lëvizjes (udhëtim me automjet, aeroplan, anije, etj).

Spraj per hunde tretesire - 0.5 mg / ml

Sinus A bën pjesë në një grup barnash të quajtur simpatomimetikë. Ai përmban oksimetazolinë klorhidrat si përbërës aktiv, i cili është një dekongjestant për hundët me veprim adrenergjik. Ai ndihmon në lirimin e kaviteteve të hundës nëpërmjet pakësimit të sekrecioneve të tepërta dhe
ngushtimit të enëve të fryra të gjakut. Lehtëson frymëmarrjen nëpërmjet hundës, liron kavitetet e saj dhe ato paranazale (sinuset) dhe tubin e Eustakit, si dhe lehtëson simptomat shoqëruese të të ftohtit. Veprimi fillon brenda disa minutave dhe zgjat deri në 12 orë.
Oksimetazolina klorhidrat ka gjithashtu efekt anti-inflamator dhe antiviral mbi disa viruse specifike që shkaktojnë shpesh probleme respiratore.

Sinus A përdoret për trajtimin e:
● rinitit të shkaktuar nga të ftohtët,
● rinitit alergjik,
● inflamacionit të sinuseve nazale (sinuzitit);
● inflamacionit të veshit të mesëm (otitis media).

Spraj per hunde tretesire - 0.25 mg / ml

Sinus P bën pjesë në një grup barnash të quajtur simpatomimetikë. Ai përmban oksimetazolinë klorhidrat si përbërës aktiv, i cili është një dekongjestant për hundët me veprim adrenergjik. Ai ndihmon në lirimin e kaviteteve të hundës nëpërmjet pakësimit të sekrecioneve të tepërta dhe ngushtimit të enëve të fryra të gjakut. Gjithashtu, lehtëson frymëmarrjen nëpërmjet hundës, liron kavitetet e saj dhe ato paranazale (sinuset) dhe tubin e Eustakit, si dhe lehtëson simptomat shoqëruese të të ftohtit. Veprimi fillon brenda disa minutave dhe zgjat deri në 12 orë.
Oksimetazolina klorhidrat ka gjithashtu efekt anti-inflamator dhe antiviral mbi disa viruse specifike që shkaktojnë shpesh probleme respiratore.

Sinus P përdoret për trajtimin e:
● rinitit të shkaktuar nga të ftohtët;
● rinitit alergjik;
● inflamacionit të sinuseve nazale (sinuzitit);
● inflamacionit të veshit të mesëm (otitis media).

Shurup - (0.6 mg + 0.08 mg + 40 mg + 90 mg) / 1 g

TussiGo përmban si lëndë aktive kodeinë fosfat, benzaldehid, ekstrakt balsam Toluje dhe ekstrakt timusi. Kodeina frenon qendrën e kollës duke qetësuar kollën me origjinë të ndryshme. Kodeina dhe kripërat e saj, kryesisht fosfati, përdoren nga goja në trajtën e shurupeve për qetësimin e kollës. Ekstrakti i timusit dhe balsami i Tolusë janë përbërës bimorë me veti mukolitike, të cilët ndihmojnë në lehtësimin e kollës.

Shurupi TussiGo indikohet si ndihmës në sëmundjet akute dhe kronike të frymëmarrjes si: kollë me origjinë të ndryshme (nga gripi, ose ftohje), bronkit, laringit.

Results 16 - 30 of 31