Sinus A

Sistemi Respirator
Shqipëri dhe Kosovë
Po
Jo
Jo
SA16964
Sinus A
0.5 mg / ml
Spraj per hunde tretesire
Oksimetazoline klorhidrat
Kuti x shishe x 10 ml
Spraj per hunde tretesire - 0.5 mg / ml Sinus A bën pjesë në një grup barnash të quajtur simpatomimetikë. Ai përmban oksimetazolinë klorhidra … Read more

Spraj per hunde tretesire - 0.5 mg / ml

Sinus A bën pjesë në një grup barnash të quajtur simpatomimetikë. Ai përmban oksimetazolinë klorhidrat si përbërës aktiv, i cili është një dekongjestant për hundët me veprim adrenergjik. Ai ndihmon në lirimin e kaviteteve të hundës nëpërmjet pakësimit të sekrecioneve të tepërta dhe
ngushtimit të enëve të fryra të gjakut. Lehtëson frymëmarrjen nëpërmjet hundës, liron kavitetet e saj dhe ato paranazale (sinuset) dhe tubin e Eustakit, si dhe lehtëson simptomat shoqëruese të të ftohtit. Veprimi fillon brenda disa minutave dhe zgjat deri në 12 orë.
Oksimetazolina klorhidrat ka gjithashtu efekt anti-inflamator dhe antiviral mbi disa viruse specifike që shkaktojnë shpesh probleme respiratore.

Sinus A përdoret për trajtimin e:
● rinitit të shkaktuar nga të ftohtët,
● rinitit alergjik,
● inflamacionit të sinuseve nazale (sinuzitit);
● inflamacionit të veshit të mesëm (otitis media).