Prometazinë

Prometazinë
PrometazinëPrometazinëPrometazinëPrometazinë
Sistemi Respirator
Shqipëri
Jo
Po
Jo
SA00333
Prometazinë
(2.5%) 50 mg/2 ml
Tretësirë për injeksion
Prometazinë klorhidrat
Kuti x 10 ampula
Tretësirë për injeksion- (2.5%) 50 mg/2 ml … Read more

Tretësirë për injeksion- (2.5%) 50 mg/2 ml

Prometazina, një rrjedhës i fenotiazinës, ul ose zhduk veprimet kryesore të histaminës në organizëm, duke konkuruar ose bllokuar në mënyrë të prapësueshme histaminën në receptorët e indeve. Ajo nuk e çaktivizon histaminën dhe nuk e parandalon sintezën ose çlirimin e saj. Receptorët H1 të histaminës janë përgjegjës për zgjerimin e enëve të gjakut, rritjen e përshkueshmërisë së kapilarëve e kruarjet dhe deri në një farë mase për tkurrjen e muskulaturës së lëmuar të bronkeve dhe të aparatit tretës. Ajo ka edhe veti antimuskarinike, antagonizuese të adrenalinës, antagonizuese të serotoninës dhe efekte anestezike lokale.

Tretësira për injeksion Prometazine 50 mg / 2 ml indikohet:

- Me injektim në muskul:
● në alergji;
● në qetësim paraoperator;
● në qetësim gjatë lindjes;

- Me injektim në venë:
● në alergji;
● si mjet ndihmës në anestezi dhe analgjezi, me qëllim që të ulen sasitë e petidinës ose të analgjezikëve të tjerë narkotikë, sidomos në disa situata të posaçme kirurgjike (p.sh. bronkoskopi e përsëritur, ndërhyrje kirurgjike në oftalmologji).