DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ

ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

Kodi ATC C: Sistemi Kardiovaskular është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Sistemi Kardiovaskular

 Tretësirë për injeksion - ( 0.1%)  1 mg /1 ml

Tableta - 200 mg

Amiodaron është një bar, i cili bën pjesë në klasën III të antiaritmikëve, ndonëse ai ka edhe disa veti të antiaritmikëve të klasave I, II dhe IV.
Ai bllokon kanalet e çaktivizuara e të shpejta të natriumit, si edhe kanalet e kalciumit dhe të kaliumit. Ai antagonizon në mënyrë jokonkuruese efektet e alfa dhe beta-receptorëve adrenergjikë. Amiodaron ndikon në sistemin e përçimit specifik të zemrës e për rrjedhojë ushtron veprim të theksuar e të sigurtë në çrregullimet e ritmit të saj.
Ky bar indikohet në situatat e mëposhtme klinike:
• flater atrial dhe fibrilim, kur barnat e tjera nuk mund të përdoren;
• të gjitha tipet e aritmive me natyrë paroksizmale, përfshirë takikarditë supraventrikulare, nodale dhe ventrikulare, fibrilim ventrikular, kur barnat e tjera nuk mund të përdoren (mjekimi duhet filluar në spital ose nën një mbikqyrje mjekësore të kujdesshme);
• takiaritmi të shoqëruara me sindromin Wolff-Parkinson-White.

Tableta – 10 mg

Tableta te veshura me film - 10 mg

Aprolip përmban lëndën vepruese atorvastatin kalçium, e cila bën pjesë në grupin e barnave të njohura si statina, të cilat janë barna rregulluese të yndyrnave.
Aprolip përdoret për të ulur yndyrnat e njohura si kolesteroli dhe trigliceridet në gjak, kur dietat me sasi të ulët të yndyrnave dhe ndryshimet e stilit të jetesës, të vetme, kanë dështuar. Nëse jeni në rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës, Aprolip gjithashtu mund të përdoret për të reduktuar rreziqet e tilla, edhe nëse nivelet e kolesterolit janë në normë. Ju duhet të mbani dietë
me sasi të ulta të kolesterolit gjatë trajtimit.

Tableta te veshura me film - 20 mg

Aprolip përmban lëndën vepruese atorvastatin kalçium, e cila bën pjesë në grupin e barnave të njohura si statina, të cilat janë barna rregulluese të yndyrnave.
Aprolip përdoret për të ulur yndyrnat e njohura si kolesteroli dhe trigliceridet në gjak, kur dietat me sasi të ulët të yndyrnave dhe ndryshimet e stilit të jetesës, të vetme, kanë dështuar. Nëse jeni në rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës, Aprolip gjithashtu mund të përdoret për të reduktuar rreziqet e tilla, edhe nëse nivelet e kolesterolit janë në normë.

Ju duhet të mbani dietë me sasi të ulta të kolesterolit gjatë trajtimit.

Tableta te veshura me film - 150 mg

Aritmine P përmban si lëndë aktive propafenon klorhidrat, i cili bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antiaritmikë (klasa Ic). Ai vepron nëpërmjet stabilizimit të membranës së qelizave kardiake. Propafenoni shfaq gjithashtu edhe efekte bllokuese të receptorëve beta - adrenergjikë dhe të kanaleve të kalciumit. Aritmine P indikohet për trajtimin e aritmive ventrikulare. Gjithashtu indikohet për trajtimin e takiaritmive paroksizmale supraventrikulare të cilat përfshijnë flaterin ose fibrilacionin atrial paroksizmal dhe takikarditë rihyrëse paroksizmale që përfshijnë nyjen atrioventrikulare ose rrugët aksesore, ku terapia standarde nuk është e efektshme ose është e kundërindikuar.

Tableta te veshura me film - 300 mg

Aritmine P përmban si lëndë aktive propafenon klorhidrat, i cili bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antiaritmikë (klasa Ic).
Ai vepron nëpërmjet stabilizimit të membranës së qelizavekardiake. Propafenoni shfaq gjithashtu edhe efekte bllokuese të receptorëve beta - adrenergjikë dhe të kanaleve të kalciumit.
Aritmine P indikohet për trajtimin e aritmive ventrikulare. Gjithashtu indikohet për trajtimin e takiaritmive paroksizmale supraventrikulare të cilat përfshijnë flaterin ose fibrilacionin atrial
paroksizmal dhe takikarditë rihyrëse paroksizmale që përfshijnë nyjen atrioventrikulare ose rrugët aksesore, ku terapia standarde nuk është e efektshme ose është e kundërindikuar.

Tableta të veshura me film - 100 mg

Tableta te veshura me film - 150 mg + 12.5 mg

Co-Ultesan është një kombinim i dy lëndëve aktive, irbesartan dhe hidroklortiazid.
Irbesartani bën pjesë në grupin e barnave të njohur si antagonistë të receptorëve të angiotenzinës-II. Angiotenzina-II është një substancë e prodhuar në trup, e cila lidhet me receptorët në enët e gjakut duke shkaktuar ngushtimin e tyre. Kjo çon në rritje të presionit të gjakut. Irbesartani parandalon lidhjen e angiotenzinës-II me këta receptorë, duke shkaktuar relaksim të enëve të gjakut dhe ulje të presionit të gjakut.
Hidroklortiazidi bën pjesë në grupin e barnave të quajtur diuretikë tiazidikë, i cili shkakton rritje të jashtëqitjes së urinës dhe kështu shkakton ulje të presionit të gjakut.
Të dy lëndët aktive të Co-Ultesan veprojnë së bashku për të ulur presionin e gjakut më shumë sesa në rastin kur secila prej tyre do të jepej më vete.
Co-Ultesan përdoret për të trajtuar presionin e lartë të gjakut, kur trajtimi vetëm me irbesartan ose hidroklortiazid nuk ka siguruar kontrollin e duhur të tij.

Tableta te veshura me film - 300 mg + 12.5 mg

Tableta te veshura me film - 300 mg + 25 mg

Tableta - 0.25 mg

Digoksina është një glikozid kardiak digitalik që përdoret në menaxhimin e aritmisë supraventrikulare, dhe veçanërisht në fibrilacionin atrial dhe në insufiçiencë kardiake. Veprimi kryesor i digoksinës është rritja e forcës kontraktuese të muskulit të zemrës dhe gjithashtu reduktimi i përçueshmërisë së zemrës, sidomos përçimi nëpërmjet nyjes atrioventrikulare. Digoksina gjithashtu zotëron një veprim të drejtpërdrejtë në muskujt e lëmuar të enëve të gjakut dhe njëkohësisht veprim jo të drejtpërdrejtë që fillon në sistemin nervor autonom dhe veçanërisht nga një rritje në aktivitetin vagal. Vihen re gjithashtu alteracione të reflekseve të aktivitetit autonom që varen nga efektet mbi sistemin cirkulator. Mbi të gjitha, këto efekte rezultojnë në efekte inotrope pozitive, efekte kronotrope negative, dhe ulje të aktivitetit të nyjes
atrioventrikulare. Si përfundim, mund të thuhet që efektet e dobishme të digoksinës janë rezultat i veprimtarive të drejtpërdrejta mbi muskulin e zemrës, si edhe i veprimit të tërthortë mbi sistemin kardiovaskular si rezultat i efekteve në sistemin nervor autonom.
Indikohet në:
• aritmitë supraventrikulare,
• insufiçiencë kardiake.

Tableta 12.5 mg

Dilapro përmban lëndën vepruese karvedilol, i cili shkakton bllokadë joselektive të receptorëve beta-1 dhe beta-2 si dhe bllokadë selektive të receptorëve alfa-1 në zemër dhe në sistemin vaskular.
Dilapro përdoret për:
– trajtimin e presionit të lartë esencial të gjakut
– trajtimin e angina pektoris kronike dhe të stabilizuar
– trajtimin suplementar të insufiçiencës kardiake kronike, të stabilizuar.

Tableta - 25 mg

Results 1 - 15 of 63