Tableta – 10 mg
Amlodipina është kalçibllokues i grupit të dihidropiridinave. Veprimi antihipertensiv i detyrohet efektit relaksues mbi muskujt e lëmuar të arterieve. Amlodipine indikohet në:
- hipertension, mund të përdoret e vetme ose në kombinim me antihipertensivë të tjerë;
- sëmundje ishemike të zemrës (anginë e qëndrueshme kronike), mund të përdoret e vetme ose në kombinim me antianginozë të tjerë;
- anginë vazospastike (anginë Prinzmetal), si monoterapi ose me antianginozë të tjerë.