Digoksinë

Digoksine 0.25 mg
Digoksine 0.25 mgDigoksine 0.25 mgDigoksine 0.25 mgDigoksine 0.25 mgDigoksine 0.25 mg
Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00073
Digoksinë
0.25 mg
Tableta
Digoksinë
Kuti x 30
Tableta - 0.25 mg Digoksina është një glikozid kardiak digitalik që përdoret në menaxhimin e aritmisë supraventrikulare, dhe veçanërisht në … Read more

Tableta - 0.25 mg

Digoksina është një glikozid kardiak digitalik që përdoret në menaxhimin e aritmisë supraventrikulare, dhe veçanërisht në fibrilacionin atrial dhe në insufiçiencë kardiake. Veprimi kryesor i digoksinës është rritja e forcës kontraktuese të muskulit të zemrës dhe gjithashtu reduktimi i përçueshmërisë së zemrës, sidomos përçimi nëpërmjet nyjes atrioventrikulare. Digoksina gjithashtu zotëron një veprim të drejtpërdrejtë në muskujt e lëmuar të enëve të gjakut dhe njëkohësisht veprim jo të drejtpërdrejtë që fillon në sistemin nervor autonom dhe veçanërisht nga një rritje në aktivitetin vagal. Vihen re gjithashtu alteracione të reflekseve të aktivitetit autonom që varen nga efektet mbi sistemin cirkulator. Mbi të gjitha, këto efekte rezultojnë në efekte inotrope pozitive, efekte kronotrope negative, dhe ulje të aktivitetit të nyjes
atrioventrikulare. Si përfundim, mund të thuhet që efektet e dobishme të digoksinës janë rezultat i veprimtarive të drejtpërdrejta mbi muskulin e zemrës, si edhe i veprimit të tërthortë mbi sistemin kardiovaskular si rezultat i efekteve në sistemin nervor autonom.
Indikohet në:
• aritmitë supraventrikulare,
• insufiçiencë kardiake.