DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

Kodi ATC D: Dermatologjikët është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Dermatologjikët

Spray - 8.5% - 30 ml


Jodex përmban lëndën aktive povidonjod. Povidonjodi është një kompleks i jodit me povidonin (polivinilpirolidon), ndërsa povidoni është polimer sintetik hidrofil që luan rolin e bartësit të jodit. Ky polimer nuk ushtron veprim antibakteror, por ka afri të lartë për membranën qelizore, kurse në trajtë kompleksi me jodin, pra në trajtë të povidonjodit, çliron jod të lirë drejtpërdrejt në sipërfaqen e qelizës bakterore.
Jodex spraj 8.5% indikohet si dezinfektant otorino-laringologjik. Lënda kryesore aktive është jodi, i cili çlirohet gjatë kontaktit të povidonjodit me mukozat. Allantoina mbron mukozat nga dëmtimi.
Ky bar përdoret:
● si mjekim plotësues në infeksionet e hapësirës së gojës, qiellzës, grykës dhe gjuhës;
● në infeksionet pas veprimeve kirurgjikale në gojë;
● gjatë sëmundjeve gripale që shoqërohen me gërvishtje dhe dhimbje të fytit;
● në infeksionet kronike të zgavrës së gojës;
● në anginat streptokoksike (i shoqëruar me antibiotik).

Krem 0.5 mg / g

Kremi ose pomada Karison është një steroid me përdorim dermatologjik.
Karison përdoret për trajtimin e pllakave të lokalizuara të sëmundjeve inflamatore të lëkurës, rezistente ndaj terapisë, në të cilat indikohet përdorimi simptomatik i glukokortikoidëve topikë me
veprim shumë të fortë, p.sh. psoriazë.

Pomade - 0.5 mg / g

Kremi ose pomada Karison është një steroid me përdorim dermatologjik.
Karison përdoret për trajtimin e pllakave të lokalizuara të sëmundjeve inflamatore të lëkurës, rezistente ndaj terapisë, në të cilat indikohet përdorimi simptomatik i glukokortikoidëve topikë me
veprim shumë të fortë, p.sh. psoriazë.

Krem - 30 mg + 0.25 mg / g

Mico-Synal përmban lëndët aktive kliokinol dhe fluocinolon acetonid.
Kliokinoli ka veprim antimykotik dhe antibakterial. Vepron duke penguar rritjen dhe shumimin e
mikroorganizmave. Fluocinoloni është tipi i barit që quhet kortikosteroid topik. Kortikosteroidët janë barna që përdoren për reduktimin e inflamacionit. Kur fluocinoloni aplikohet në lëkurë, vepron në brendësi të qelizës duke ulur çlirimin e lëndëve inflamatore. Kjo redukton enjtjen,
skuqjen dhe kruarjen.

Mico-Synal indikohet për mjekimin e dermatozave inflamatore, përfshirë ekzemën, dermatitin, seborrenë dhe intertrigon, ku është i pranishëm ose ka të ngjarë që të shfaqet një infeksion bakteror sekondar dhe/ose mykotik.

Pomadë – (5 mg + 500 IU)/g

Pomada Neobac është një antibiotik.
Ajo indikohet në infeksionet e vogla, sipërfaqësore të lëkurës, të cilat shkaktohen nga agjentë të ndjeshëm ndaj neomicinës dhe/ose bacitracinës.

Tretesire per perdorim lokal - 2%

 

Tretesire per perdorim lokal - 2 %

 

Tretesire per perdorim lokal - 5 %

 

Tretesire per perdorim lokal - 5 %

 

Pomadë - 0.005 g/g

Prednizoloni është një glukokortikoid që krahas përdorimit sistemik përdoret edhe lokalisht. Ai ushtron veprim antiinflamator, antialergjik, vazokonstriktor dhe antiproliferativ dhe prandaj përdoret në sëmundjet inflamatore të lëkurës me origjinë të ndryshme, ku përmirëson disa simptoma, p.sh. kruarjet. Përthithja e prednizolonit nga lëkura kur ai përdoret në trajtë pomade, është fare e vogël. Ai ka një ndikim tepër të vogël në disa parametra, si: përqëndrimi plazmatik i hidrokortizonit dhe jashtëqitja urinare e 17-ketosteroideve dhe 17-hidroksikortikosteroideve.

Prednizolon 0.5% përdoret në sëmundje të ndryshme inflamatore të lëkurës, si:
● ekzemë kontakti;
● ekzemë seborreike;
● dermatit atopik;
● fotodermatit, psoriazë;
● neurodermatit i lokalizuar.

Tretësirë - 0.1%

Rivanol është një bar që aplikohet lokalisht si dizinfektant dhe antiseptik.

Emulsion - 1 mg / g

Soderm Lotio përmban një hormon të kores së mbiveshkoreve (glukokortikoid). Betametazoni është një glukokortikoid sintetik, i cili ashtu si edhe hormoni natyral i kores së gjendrës mbiveshkore, kortizoli, kur përdoret lokalisht (përdorim në lëkurë), ushtron veprim antiinflamator
(antiflogjistik) dhe antialergjik (imunosupresor).

Soderm Lotio përdoret për trajtimin e sëmundjeve inflamatore, alergjike ose me të kruajtura të lëkurës, në të cilat indikohet përdorimi simptomatik i kortikosteroidëve me veprim të fortë.

Pomade - ( 0.5 mg + 30 mg) / g

Soderm Plus përmban një kombinim të lëndëve aktive betametazon dipropionat (kortikoid) dhe acid salicilik (keratolitik, antiseptik).

Soderm Plus përdoret në:
● sëmundjet kronike të tharjes së lëkurës (dermatoza);
● psoriazë;
● ekzema kronike ose inflamacione alergjike të lëkurës (p.sh. ekzema profesionale);
● ekzemë seborreike të kokës;
● keratolizë eksfoliative (dyshidrosis lamellosa sicca);
● ekzemë kronike të lokalizuar në mënyrë simetrike;
● lichen ruber planus;
● iktiozë.

Tableta - 250 mg

Terbiderm 250 mg përmban lëndën vepruese terbinafinë klorhidrat, që është një bar kundër infeksioneve mykotike (antimykotik).

Terbiderm përdoret në:

– infeksionet mykotike të thonjve të duarve dhe këmbëve (onikomykozë distale subunguale) të shkaktuara nga dermatofite; në infeksionet e përziera të thoit me myke të tipit distal-subungual, trajtimi që përdoret është eksperimental;

– infeksionet mykotike të rënda, rezistente, të këmbëve (Tinea pedis) dhe trupit (Tinea corporis dhe Tinea cruris), të shkaktuara nga dermatofitet dhe që nuk kurohen në mënyrë të përshtatshme me terapi të jashtme.

Udhëzim:

Për konfirmimin e diagnozës, është e nevojshme që përpara fillimit të trajtimit me Terbiderm 250 mg, të merren mostra të përshtatshme të lëkurës dhe thonjve për teste laboratorike (përgatitje të KOH, kulturë e mykut ose biopsi e thoit). Ndryshe nga terbinafina e përdorur në rrugë lokale, Terbiderm nuk është e efektshme në infeksionet mykotike të lëkurës (kandidozë, Pityriasis versicolor).

Pomadë - 3% - 15 g

Tetracikline ose Tetra përmban si lëndë vepruese tetraciklinë klorhidrat.
Tetraciklina është një derivat gjysmësintetik i klortetraciklinës. Ajo ka veprim bakterostatik si pasojë e frenimit të rikthyeshëm të ribozomit mikrobik dhe të sintezës së proteinave. Lokalisht, tetraciklina tregohet efikase në trajtimin e infeksioneve të vogla të lëkurës të shkaktuara nga streptokokët, stafilokokët dhe baktere të tjera të ndjeshme. Tetraciklina vepron mirë mbi shkaktarin e trakomës (Chlamydia trachomatis).

Tetracikline pomadë 3%, 15 g përdoret në:
• ulçeracione të infektuara të dermës;
• akne vulgaris;
• infeksione bakteriale në lëkurë dhe indet e buta (trajtim dhe profilaksi);
• gërvishtje, plagosje ose kafshime nga kafshët si mace, qen ose pickim nga insektet, për parandalimin e zhvillimit të infeksionit.

Results 16 - 30 of 33