Terbiderm

Dermatologjikët
Shqipëri
Jo
Po
Jo
SA16912
Terbiderm
250 mg
Tableta
Terbinafine
Kuti x 30
Tableta - 250 mg Terbiderm 250 mg përmban lëndën vepruese terbinafinë klorhidrat, që është një bar kundër infeksioneve mykotike (antimykotik … Read more

Tableta - 250 mg

Terbiderm 250 mg përmban lëndën vepruese terbinafinë klorhidrat, që është një bar kundër infeksioneve mykotike (antimykotik).

Terbiderm përdoret në:

– infeksionet mykotike të thonjve të duarve dhe këmbëve (onikomykozë distale subunguale) të shkaktuara nga dermatofite; në infeksionet e përziera të thoit me myke të tipit distal-subungual, trajtimi që përdoret është eksperimental;

– infeksionet mykotike të rënda, rezistente, të këmbëve (Tinea pedis) dhe trupit (Tinea corporis dhe Tinea cruris), të shkaktuara nga dermatofitet dhe që nuk kurohen në mënyrë të përshtatshme me terapi të jashtme.

Udhëzim:

Për konfirmimin e diagnozës, është e nevojshme që përpara fillimit të trajtimit me Terbiderm 250 mg, të merren mostra të përshtatshme të lëkurës dhe thonjve për teste laboratorike (përgatitje të KOH, kulturë e mykut ose biopsi e thoit). Ndryshe nga terbinafina e përdorur në rrugë lokale, Terbiderm nuk është e efektshme në infeksionet mykotike të lëkurës (kandidozë, Pityriasis versicolor).