Prednizolon 0.5 %

Prednizolon 0.5 %
Prednizolon 0.5 %Prednizolon 0.5 %Prednizolon 0.5 %Prednizolon 0.5 %
Dermatologjikët
Shqipëri
Jo
Jo
Jo
SA00325
Prednizolon 0.5 %
0.005 g/g
Pomadë
Prednizolon acetat
Kuti x tub x 5 g
Pomadë - 0.005 g/g Prednizoloni është një glukokortikoid që krahas përdorimit sistemik përdoret edhe lokalisht. Ai ushtron veprim antiinflama … Read more

Pomadë - 0.005 g/g

Prednizoloni është një glukokortikoid që krahas përdorimit sistemik përdoret edhe lokalisht. Ai ushtron veprim antiinflamator, antialergjik, vazokonstriktor dhe antiproliferativ dhe prandaj përdoret në sëmundjet inflamatore të lëkurës me origjinë të ndryshme, ku përmirëson disa simptoma, p.sh. kruarjet. Përthithja e prednizolonit nga lëkura kur ai përdoret në trajtë pomade, është fare e vogël. Ai ka një ndikim tepër të vogël në disa parametra, si: përqëndrimi plazmatik i hidrokortizonit dhe jashtëqitja urinare e 17-ketosteroideve dhe 17-hidroksikortikosteroideve.

Prednizolon 0.5% përdoret në sëmundje të ndryshme inflamatore të lëkurës, si:
● ekzemë kontakti;
● ekzemë seborreike;
● dermatit atopik;
● fotodermatit, psoriazë;
● neurodermatit i lokalizuar.