Tetraciklinë

Tetraciklinë
TetraciklinëTetraciklinëTetraciklinëTetraciklinë
Dermatologjikët
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Jo
Jo
SA01654
Tetraciklinë
3% - 15 g
Pomadë
Tetraciklinë klorhidrat
Kuti x tub x 15 g
Pomadë - 3% - 15 g Tetracikline ose Tetra përmban si lëndë vepruese tetraciklinë klorhidrat.Tetraciklina është një derivat gjysmësintetik i … Read more

Pomadë - 3% - 15 g

Tetracikline ose Tetra përmban si lëndë vepruese tetraciklinë klorhidrat.
Tetraciklina është një derivat gjysmësintetik i klortetraciklinës. Ajo ka veprim bakterostatik si pasojë e frenimit të rikthyeshëm të ribozomit mikrobik dhe të sintezës së proteinave. Lokalisht, tetraciklina tregohet efikase në trajtimin e infeksioneve të vogla të lëkurës të shkaktuara nga streptokokët, stafilokokët dhe baktere të tjera të ndjeshme. Tetraciklina vepron mirë mbi shkaktarin e trakomës (Chlamydia trachomatis).

Tetracikline pomadë 3%, 15 g përdoret në:
• ulçeracione të infektuara të dermës;
• akne vulgaris;
• infeksione bakteriale në lëkurë dhe indet e buta (trajtim dhe profilaksi);
• gërvishtje, plagosje ose kafshime nga kafshët si mace, qen ose pickim nga insektet, për parandalimin e zhvillimit të infeksionit.