DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ

ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

Kodi ATC C: Sistemi Kardiovaskular është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Sistemi Kardiovaskular

Tableta të veshura me film - 80 mg

Valsartan është një antagonist i receptorëve të angiotenzinës II. Angiotenzina II, e cila prodhohet nga organizmi, është një lëndë kimike që ngushton enët e gjakut. Valsartan parandalon ngushtimin e enëve të gjakut duke bllokuar efektin e angiotenzinës II.

Valsartan 80 mg përdoret për:
● trajtimin e hipertensionit; presioni i lartë i gjakut rrit ngarkesën e zemrës dhe të arterieve; nëse nuk trajtohet mund të dëmtojë enët e gjakut të trurit, zemrës dhe veshkave dhe mund të çojë deri në insult, pamjaftueshmëri të funksionit të zemrës ose pamjaftueshmëri të funksionit të veshkave; presioni i lartë i gjakut rrit riskun e atakeve kardiake;
● trajtimin e pacientëve që kanë kaluar një atak kardiak (infarkt i miokardit) kohët e fundit (që nënkupton nga 12 orë deri në 10 ditë);
● trajtimin e pacientëve me pamjaftueshmëri simptomatike të funksionit të zemrës, kur trajtimi me barna të tjera specifike (të njohur si ACE-inhibitorë) nuk mund të përdoret ose mund të merret së bashku me ACE-inhibitorët, nëse nuk mund të përdoren barna të tjera për trajtimin e pamjaftueshmërisë së funksionit të zemrës.

Tableta te veshura me film - 80 mg

Veprol përmban si lëndë aktive verapamil klorhidrat. Verapamili është një bllokues i kanaleve të kalçiumit. Mekanizmi i veprimit konsiston në frenimin e hyrjes së kalçiumit në qelizë. Qelizat kryesore ku vepron verapamili janë: qelizat e muskulaturës së lëmuar të enëve të gjakut,
qelizat e miokardit, qelizat e nyjes atrioventrikulare dhe nyjes sinoatriale. Efekti kalçibllokues shprehet me dilatacion dhe veprim antispastik në arteriet koronare, në arteriet dhe arteriolat periferike. Verapamili shkakton zvogëlim të përçueshmërisë atrioventrikulare, zvogëlim të
frekuencës kardiake dhe ulje të forcës tkurrëse në zemër.

Veprol përdoret në trajtimin e:
– aritmive supraventrikulare;
– angina pektoris;
– hipertensionit.

Tableta te veshura me film - 40 mg

Results 61 - 63 of 63