Veprol

Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Po
SA00430
Veprol
40 mg
Tableta të veshura me film
Verapamil klorhidrat
Kuti x 30
Tableta te veshura me film - 40 mg Veprol përmban si lëndë aktive verapamil klorhidrat. Verapamili është një bllokues i kanaleve të kalçiumit … Read more

Tableta te veshura me film - 40 mg

Veprol përmban si lëndë aktive verapamil klorhidrat. Verapamili është një bllokues i kanaleve të kalçiumit. Mekanizmi i veprimit konsiston në frenimin e hyrjes së kalçiumit në qelizë. Qelizat kryesore ku vepron verapamili janë: qelizat e muskulaturës së lëmuar të enëve të gjakut,
qelizat e miokardit, qelizat e nyjes atrioventrikulare dhe nyjes sinoatriale. Efekti kalçibllokues shprehet me dilatacion dhe veprim antispastik në arteriet koronare, në arteriet dhe arteriolat periferike. Verapamili shkakton zvogëlim të përçueshmërisë atrioventrikulare, zvogëlim të
frekuencës kardiake dhe ulje të forcës tkurrëse në zemër.

Veprol përdoret në trajtimin e:
– aritmive supraventrikulare;
– angina pektoris;
– hipertensionit.