Valsartan

Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00428
Valsartan
80 mg
Tableta të veshura me film
Valsartan
Kuti x 30
Tableta të veshura me film - 80 mg Valsartan është një antagonist i receptorëve të angiotenzinës II. Angiotenzina II, e cila prodhohet nga or … Read more

Tableta të veshura me film - 80 mg

Valsartan është një antagonist i receptorëve të angiotenzinës II. Angiotenzina II, e cila prodhohet nga organizmi, është një lëndë kimike që ngushton enët e gjakut. Valsartan parandalon ngushtimin e enëve të gjakut duke bllokuar efektin e angiotenzinës II.

Valsartan 80 mg përdoret për:
● trajtimin e hipertensionit; presioni i lartë i gjakut rrit ngarkesën e zemrës dhe të arterieve; nëse nuk trajtohet mund të dëmtojë enët e gjakut të trurit, zemrës dhe veshkave dhe mund të çojë deri në insult, pamjaftueshmëri të funksionit të zemrës ose pamjaftueshmëri të funksionit të veshkave; presioni i lartë i gjakut rrit riskun e atakeve kardiake;
● trajtimin e pacientëve që kanë kaluar një atak kardiak (infarkt i miokardit) kohët e fundit (që nënkupton nga 12 orë deri në 10 ditë);
● trajtimin e pacientëve me pamjaftueshmëri simptomatike të funksionit të zemrës, kur trajtimi me barna të tjera specifike (të njohur si ACE-inhibitorë) nuk mund të përdoret ose mund të merret së bashku me ACE-inhibitorët, nëse nuk mund të përdoren barna të tjera për trajtimin e pamjaftueshmërisë së funksionit të zemrës.