DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

Kodi ATC C: Sistemi Kardiovaskular është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Sistemi Kardiovaskular

Tableta - 10 mg + 12.5 mg

Lisidigal HCT është një kombinim i lizinoprilit me hidroklortiazid. Lizinoprili është një ACE – inhibitor, i cili ul presionin e gjakut dhe lëshon muskulaturën e lëmuar të zemrës. Hidroklortiazidi është një diuretik i grupit tiazidik, i cili nxit urinimin.
Lisidigal HCT përdoret:
• për trajtimin e presionit të lartë të gjakut pa shkaqe të njohura (hipertension esencial)
• në pacientët tek të cilët presioni i gjakut nuk mund të reduktohet mjaftueshëm vetëm me lizinopril (ose hidroklortiazid vetëm).

Tableta - 20 mg + 12.5 mg

Lisidigal HCT është një kombinim i lizinoprilit me hidroklortiazid. Lizinoprili është një ACE – inhibitor, i cili ul presionin e gjakut dhe lëshon muskulaturën e lëmuar të zemrës. Hidroklortiazidi është një diuretik i grupit tiazidik, i cili nxit urinimin.
Lisidigal HCT përdoret:
• për trajtimin e presionit të lartë të gjakut pa shkaqe të njohura (hipertension esencial)
• në pacientët tek të cilët presioni i gjakut nuk mund të reduktohet mjaftueshëm vetëm me lizinopril (ose hidroklortiazid vetëm).

Tableta te veshura me film - 50 mg

Losartan është një antagonist i receptorëve të angiotenzinës II. Angiotenzina II është një lëndë kimike që gjendet në gjak, e cila ngushton enët e gjakut. Losartan bllokon këtë efekt duke bërë që enët e gjakut të relaksohen dhe në këtë mënyrë të ulet edhe presioni i gjakut.

Losartan indikohet:
● në trajtimin e hipertensionit;
● në trajtimin e pamjaftueshmërisë së punës së zemrës së bashku me diuretikët dhe/ose barna digitalike;
● në parandalimin e insultit në pacientët hipertensivë me hipertrofi të ventrikulit të majtë;
● në trajtimin e sëmundjeve të veshkave tek pacientët hipertensivë që vuajnë nga diabeti tip 2 me proteinuri, si pjesë e trajtimit të tyre antihipertensiv.

Qese plastike - 200 g/1000 ml - 250 ml

Tretësirë për perfuzion - 200 mg / ml (20 %)

Tableta te veshura me film - 20 mg

Mesacor përmban substancën aktive olmesartan medoksomil, i cili është një antagonist i receptorëve të angiotenzinës - II me veprim të ngjashëm me atë të losartanit.

Mesacor përdoret në kontrollin e hipertensionit.

Tableta - 250 mg

Mekanizmi i veprimit të metildopës ende nuk është përcaktuar plotësisht, por ka të ngjarë që ai të lidhet me metabolizmin e këtij bari në alfa-metilnoradrenalinë, e cila ul presionin arterial duke nxitur receptorët alfa-adrenergjikë që janë frenues qendrorë. Ajo jep një neurotransmetim falls dhe ul veprimtarinë e reninës plazmatike.
Tabletat Metil dopa 250 mg indikohen në mjekimin e hipertensionit.

Tableta – 100 mg

Metoprololi është një bar i cili bën pjesë në grupin e beta-bllokuesve kardioselektivë. Ai zvogëlon fuqinë kontraktuese të zemrës dhe pakëson numrin e rrahjeve të saj.
Metoprolol përdoret në:
• trajtimin e hipertensionit arterial;
• angina pektoris;
• aritmi kardiake;
• infarkt të miokardit;
• trajtimin ndihmës në hipertiroidizëm;
• profilaksi të migrenës.

Tableta te veshura me film - 50 mg

Metoprololi është një bar i cili bën pjesë në grupin e beta-bllokuesve kardioselektivë. Ai zvogëlon fuqinë kontraktuese të zemrës dhe pakëson numrin e rrahjeve të saj.

Metoprolol përdoret në:
• trajtimin e hipertensionit arterial;
• angina pektoris;
• aritmi kardiake;
• infarkt të miokardit;
• trajtimin ndihmës në hipertiroidizëm;
• profilaksi të migrenës.

Tableta 40 mg

Monopan përmban lëndën aktive izosorbid 5-mononitrat, që i përket grupit të nitrateve me veprim vazodilatator. Nitratet përdoren për trajtimin dhe parandalimin e simptomave të angina pektoris (dhimbja e gjoksit) dhe gjendje të tjera të zemrës duke përfshirë pamjaftueshmërinë e punës së zemrës. Angina është një dhimbje ose një shtrëngim i gjoksit i shkaktuar nga
mungesa e oksigjenit që shkon në muskulaturën e zemrës. Nitratet veprojnë në dy rrugë. Ato zgjerojnë arteriet të cilat çojnë gjak në muskulin e zemrës dhe relaksojnë venat të cilat kthejnë gjakun nga trupi në zemër. Të dy këto veprime lejojnë të shkojë më shumë oksigjen në muskulin e zemrës dhe pakësojnë punën e zemrës. Në këtë mënyrë parandalohet një atak akut i anginës dhe lehtësohet dhimbja e gjoksit e shkaktuar nga angina.

Tableta - 5 mg

Nebiol përmban si lëndë aktive nebivolol klorhidrat, i cili është një beta-bllokues kardioselektiv (d.m.th. me veprim përzgjedhës mbi sistemin kardiovaskular). Ai ushtron veprim zgjerues mbi enët e gjakut, i cili ndihmon në uljen e presionit të rritur të gjakut. Ai gjithashtu parandalon shtimin e rrahjeve të zemrës dhe kontrollon forcën pompuese të saj.

Nebiol indikohet për trajtimin e:
● hipertensionit esencial (presioni i rritur i gjakut);
● insufiçiencës kardiake të qëndrueshme të formës së lehtë ose mesatare në pacientët me moshë 70 vjeç ose më shumë, së bashku edhe me terapinë standarde.

Tableta - 20 mg

Nicordin është një bar për trajtimin e hipertensionit. Lënda aktive nitrendipinë është një antagonist i kalciumit, i tipit të dihidropiridinave.

Nicordin përdoret për trajtimin e hipertensionit esencial (hipertension i cili nuk është i lidhur me sëmundjen e një organi të caktuar).

Drazhe - 10 mg

Nifedipina është një kalçibllokues dihidropiridinik. Ajo frenon lëvizjen e joneve të kalçiumit përmes membranës qelizore. Nifedipina ul kërkesën për oksigjen të miokardit. Ajo është vazodilatatore e enëve periferike dhe atyre koronare, por ndryshe nga kalçibllokuesit e tjerë, diltiazemi dhe verapamili, ka pak ose aspak ndikim në përçimin kardiak dhe rrallë shihet efekt inotrop negativ në doza terapeutike. Nifedipina nuk ka aktivitet antiaritmik. Ajo zgjeron arteriet kryesore koronare e arteriolat koronare, si në regjionin normal ashtu edhe në atë iskemik dhe është një frenuese e fuqishme e spazmave të tyre. Ajo ul tensionin arterial në qetësi dhe në një nivel të caktuar sforcimi. Këtë e realizon duke zgjeruar arteriolat periferike dhe duke ulur rezistencën e përgjithshme periferike.

Drazhetë Nifedipine 10 mg përdoren në:
● anginë;
● sëmundjen Raynaud;
● hipertension.

Tableta - 10 mg

Tableta - 10 mg

Nitrosorbit përmban lëndën aktive izosorbid dinitrat. Veprimi farmakologjik themelor i dinitratit të izosorbidit, sikurse i të gjitha nitrateve organike, është lëshimi i muskulaturës së lëmuar vaskulare si rezultat i nxitjes së prodhimit të monofosfatit të guanozinës ciklike intraqelizore. Lëshimi i arteriolave e ul rezistencën vaskulare sistemike dhe presionin arteror.

Tabletat Nitrosorbit 10 mg indikohen në:
● profilaksi dhe mjekim i angina pectoris;
● insufiçiencë e ventrikulit të majtë.

Results 31 - 45 of 63