Monopan

Monopan
MonopanMonopanMonopan Monopan Monopan
Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00264
Monopan
40 mg
Tableta
Izosorbid mononitrat
Kuti x 30
Tableta 40 mg Monopan përmban lëndën aktive izosorbid 5-mononitrat, që i përket grupit të nitrateve me veprim vazodilatator. Nitratet përdoren … Read more

Tableta 40 mg

Monopan përmban lëndën aktive izosorbid 5-mononitrat, që i përket grupit të nitrateve me veprim vazodilatator. Nitratet përdoren për trajtimin dhe parandalimin e simptomave të angina pektoris (dhimbja e gjoksit) dhe gjendje të tjera të zemrës duke përfshirë pamjaftueshmërinë e punës së zemrës. Angina është një dhimbje ose një shtrëngim i gjoksit i shkaktuar nga
mungesa e oksigjenit që shkon në muskulaturën e zemrës. Nitratet veprojnë në dy rrugë. Ato zgjerojnë arteriet të cilat çojnë gjak në muskulin e zemrës dhe relaksojnë venat të cilat kthejnë gjakun nga trupi në zemër. Të dy këto veprime lejojnë të shkojë më shumë oksigjen në muskulin e zemrës dhe pakësojnë punën e zemrës. Në këtë mënyrë parandalohet një atak akut i anginës dhe lehtësohet dhimbja e gjoksit e shkaktuar nga angina.