Nifedipinë

Nifedipinë
NifedipinëNifedipinëNifedipinëNifedipinëNifedipinë
Sistemi Kardiovaskular
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00276
Nifedipinë
10 mg
Drazhe
Nifedipinë
Kuti x 60
Drazhe - 10 mg Nifedipina është një kalçibllokues dihidropiridinik. Ajo frenon lëvizjen e joneve të kalçiumit përmes membranës qelizore. Nif … Read more

Drazhe - 10 mg

Nifedipina është një kalçibllokues dihidropiridinik. Ajo frenon lëvizjen e joneve të kalçiumit përmes membranës qelizore. Nifedipina ul kërkesën për oksigjen të miokardit. Ajo është vazodilatatore e enëve periferike dhe atyre koronare, por ndryshe nga kalçibllokuesit e tjerë, diltiazemi dhe verapamili, ka pak ose aspak ndikim në përçimin kardiak dhe rrallë shihet efekt inotrop negativ në doza terapeutike. Nifedipina nuk ka aktivitet antiaritmik. Ajo zgjeron arteriet kryesore koronare e arteriolat koronare, si në regjionin normal ashtu edhe në atë iskemik dhe është një frenuese e fuqishme e spazmave të tyre. Ajo ul tensionin arterial në qetësi dhe në një nivel të caktuar sforcimi. Këtë e realizon duke zgjeruar arteriolat periferike dhe duke ulur rezistencën e përgjithshme periferike.

Drazhetë Nifedipine 10 mg përdoren në:
● anginë;
● sëmundjen Raynaud;
● hipertension.