DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ

ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

Kodi ATC B: Gjaku Dhe Organet e Homopojezës është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Gjaku Dhe Organet e Homopojezës

Tretësirë për perfuzion - 0.9%

Tretësirë për perfuzion - 0.9%

Tretësirë për perfuzion - 0.9%

Tretësirë për perfuzion - 0.9%

Tretësirë për perfuzion - 0.9%

Drazhe - 25 mg

 Tretësirë për perfuzion - (0.135 g + 0.2 g + 3 g + 1.56 g) - 500 ml

Tretësirë për injeksion - (25%) 2.5 g/10 ml

Magnezi parandalon ose kontrollon konvulsionet duke bllokuar përçimin neuromuskulor duke zvogëluar sasinë e acetilkolinës të çliruar nga impulsi i nervit motor. Magnezi ka një efekt deprimues në sistemin nervor qendror. Nivelet plazmatike normale të magnezit luhaten nga 1.5 deri në 3 milibarazvlerës / l. 1 g sulfat magnezi jep 8.12 milibarazvlerës magnez.

Tretësira për injeksion Sulfat magnezi 2500 mg / 10 ml përdoret në:
● parandalimin ose kontrollin e konvulsioneve në preeklampsi ose eklampsi të rëndë, pa shkaktuar deprimim të dëmshëm të sistemit nervor qendror te nëna ose foshnja dhe të konvulsioneve të shoqëruara me hipomagnezemi;
● kontrollin e hipertensionit, encefalopatisë dhe konvulsioneve në fëmijët me nefrit akut;
● frenimin e lindjes së parakohshme;
● trajtimin e aritmive ventrikulare kërcënuese për jetën.

Tretesire per injeksion - 500 mg /5 ml

Traxal përmban acid traneksamik, i cili i përket grupit të barnave të quajtur antihemorragjikë; antifibrinolitikë, aminoacide.

Traxal përdoret në të rritur për parandalimin dhe trajtimin e gjakrrjedhjes të shkaktuar nga një proçes i cili pengon mpiksjen e gjakut i quajtur fibrinolizë.
Indikimet specifike përfshijnë:
● perioda me shumë gjakrrjedhje te gratë;
● gjakrrjedhje gastrointestinale;
● çrregullime hemorragjike urinare pas kirurgjisë së prostatës ose proçedurave kirurgjikale që prekin traktin urinar;
● kirurgji të veshit, hundës ose fytit;
● kirurgji të zemrës, abdominale ose gjinekologjike;
● gjakrrjedhje pasi jeni trajtuar me një bar tjetër i cili shkrin mpiksjet e gjakut.

Tretesire per injeksion - 500μg / ml

Vitamina B12 merr pjesë në të gjitha proceset metabolike të organizmit dhe luan një rol veçanërisht të rëndësishëm në sintezën e nukleoproteinave. Ajo është e domosdoshme për zhvillimin, hematopoezën normale, formimin e qelizave epiteliale dhe për mbajtjen e funksionit normal të membranave neuronale mielinike. Cianokobalamina shndërrohet në dy koenzima: metilkobalaminë (shndërrimi i homocisteinës në metioninë) dhe deoksiadenozilkobalaminë
(shndërrimi i metilmalonilkoenzimës A në suksinilkoenzimë A). Këto koenzima vepruese janë
thelbësore për zhvillimin dhe replikimin e qelizave të organizmit. Kobalamina formon një grup prostetik të metioninë - sintetazës dhe vepron si bartëse e grupit metilik. Dështimi i këtij reaksioni biokimik për shkak të pamjaftueshmërisë së kobalaminës çon në zhvillimin
e anemisë megaloblastike dhe të neuropatisë. Vitamina B12 përthithet shpejt nga vendi i injektimit. Nivelet maksimale në serum arrihen 1 orë pas përdorimit. Vitamina B12 lidhet me proteinat e serumit. Ajo grumbullohet në mëlçi, prej nga çlirohet ngadalë. Brenda 48 orësh pas injektimit të 100 deri 1000 mcg, rreth 50% deri në 98% të këtyre dozave shfaqen në urinë. Pjesa më e madhe jashtëqitet brenda 8 orëve të para.

Vitamina B12 – tretësirë për injeksion indikohet në mjekimin dhe profilaksinë e çrregullimeve
hematologjike dhe neurologjike për shkak të pamjaftueshmërisë së vitaminës B12 siç janë: ulja e
përthithjes së vitaminës B12, p.sh. në anemi pernicioze, gastrektomi totale ose subtotale, sëmundje e Krohnit dhe steatorre idiopatike, çrregullime të florës intestinale të shoqëruara me
psilozë (diarre) tropikale, divertikuj të shumëfishtë të zorrës së hollë, infestim me parazitin Diphyllobotrium latum, aciduri metilmalonike dhe në vegjetarianët tepër korrektë e në fëmijët që ushqehen nga nëna që janë vegjetariane.

Gjatë përdorimit të Vitamina B12 urina mund të marrë ngjyrë të kuqe. Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.

Tretesire per injeksion - 100μg / ml

Results 16 - 27 of 27