Sulfat Magnezi

Sulfat Magnezi
Sulfat Magnezi Sulfat Magnezi Sulfat Magnezi Sulfat Magnezi
Gjaku dhe Organet e Homopojezës
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Po
SA00361
Sulfat Magnezi
(25%) 2.5 g/10 ml
Tretësirë për injeksion
Sulfat magnezi heptahidrat
Kuti x 10 ampula
Tretësirë për injeksion - (25%) 2.5 g/10 ml Magnezi parandalon ose kontrollon konvulsionet duke bllokuar përçimin neuromuskulor duke zvogëluar … Read more

Tretësirë për injeksion - (25%) 2.5 g/10 ml

Magnezi parandalon ose kontrollon konvulsionet duke bllokuar përçimin neuromuskulor duke zvogëluar sasinë e acetilkolinës të çliruar nga impulsi i nervit motor. Magnezi ka një efekt deprimues në sistemin nervor qendror. Nivelet plazmatike normale të magnezit luhaten nga 1.5 deri në 3 milibarazvlerës / l. 1 g sulfat magnezi jep 8.12 milibarazvlerës magnez.

Tretësira për injeksion Sulfat magnezi 2500 mg / 10 ml përdoret në:
● parandalimin ose kontrollin e konvulsioneve në preeklampsi ose eklampsi të rëndë, pa shkaktuar deprimim të dëmshëm të sistemit nervor qendror te nëna ose foshnja dhe të konvulsioneve të shoqëruara me hipomagnezemi;
● kontrollin e hipertensionit, encefalopatisë dhe konvulsioneve në fëmijët me nefrit akut;
● frenimin e lindjes së parakohshme;
● trajtimin e aritmive ventrikulare kërcënuese për jetën.