Drazhe - 25 mg
Koronarine përmban lëndën vepruese dipiridamol. Dipiridamoli zgjat kohën e mbijetesës, të shkurtuar në mënyrë jonormale, të trombociteve. Ai është një frenues i bashkimit (ngjitjes) së trombociteve, ndonëse mekanizmi i veprimit ende nuk është sqaruar plotësisht. Mekanizmi i veprimit lidhet me:
1) frenimin e rikapjes nga eritrocitet të adenozinës, e cila nga ana e saj është një frenuese e reaktivitetit të trombociteve,
2) frenimin e fosfodiesterazës, çka shpie në shtimin e monofosfatit të 3’, 5’ – adenozinës ciklike në trombocite dhe
3) frenimin e tromboksanit A2, i cili është një nxitës i fuqishëm i aktivimit të trombociteve.
Koronarine – drazhe – 25 mg përdoret si ndihmës gjatë mjekimit me antikoagulantë që merren nga goja (antikoagulantë kumarinikë) për parandalimin e ndërlikimeve tromboembolike prej valvolave prostetike të zemrës.
I vetëm ose i kombinuar me aspirinë indikohet edhe për parandalimin e infarktit të miokardit dhe uljen e vdekshmërisë prej infarktit të miokardit.