DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ

ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

Kodi ATC A: Trakti Digjestiv Dhe Metabolizmi është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Trakti Digjestiv Dhe Metabolizmi

Drazhe - (5 mg + 2 mg + 2 mg + 30 mg)

Vitamine B Kompleks merr pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave. Pamjaftueshmëria e ndonjërës prej këtyre vitaminave ose
rritja e nevojave për to, shkakton një kërkesë më të madhe për të gjithë vitaminat e këtij grupi.

Drazhetë Vitamine B Kompleks përdoren në:
● profilaksinë dhe mjekimin e hipovitaminozës B dhe të avitaminozës;
● rritjen e nevojave për vitaminat e kompleksit B (si p.sh.: rritja dhe zhvillimi i fëmijëve, periudha e shtatzënisë dhe e ushqyerjes së fëmijëve me gji);
● çrregullimet e përthithjes së vitaminave në sëmundje të ndryshme të aparatit tretës dhe në sëmundje të mëlçisë;
● beriberi;
● neuralgji;
● polineurit;
● neurodermatoza.

Tableta - 100 mg

Vitamina C është një vitaminë e tretshme në ujë, thelbësore për sintezën e kolagjenit dhe materialit ndërqelizor.

Vitamine C indikohet në:
▪ parandalimin dhe trajtimin e skorbutit;
▪ parandalimin dhe trajtimin e situatave që kërkojnë një sasi më të madhe të vitaminës C të tilla si: shtatzënia dhe ushqyerja me gji, hipertiroidizmi, infeksionet mesatare ose të rënda, hemorragjia nga gingivat, methemoglobinemia, shërimi i plagëve;
▪ acidifikimin e urinës.

Tretësirë për injeksion – 100 mg / 2 ml

Tretësirë për injeksion - 300 000 UI/ml

Vitamina D bën pjesë në grupin e vitaminave të tretshme në yndyrna. Me termin vitaminë D kuptohet një varg përbërjesh sterolike të ngjashme që kanë veti të parandalojnë ose të mjekojnë rakitin. Burimet natyrore të vitaminës D për organizmin e njeriut varen nga rrezatimi ultravjollcë (UV), i cili e shndërron 7-dehidrokolesterolin (provitamina D) në kolekalciferol (vitamina D3) ose ergosterolin në ergokalciferol (vitamina D2). Pamjaftueshmëria e vitaminës D shfaqet kur nuk bëhet një ekspozim i mirë në dritën e diellit ose nga pamjaftueshmëria e kësaj vitamine në ushqim. Pamjaftueshmëria e vitaminës D shkakton rakitin tek fëmijët dhe osteomalacinë tek të rriturit.

Indikimet janë:
● parandalim dhe mjekim i pamjaftueshmërisë së vitaminës D si rezultat i mungesës së futjes së kësaj vitamine në organizëm dhe nga ulja e sintezës së saj (dietë e njëanshme dhe pa yndyrna, mungesë ekspozimi në diell, çrregullim i përthithjes së saj nga zorrët);
● parandalim dhe mjekim i rakitit e osteomalacisë;
● spazmofilitë e fëmijëve dhe në tetanitë.

Drazhe - 10 mg

Vitamina E bën pjesë në grupin e vitaminave të tretshme në yndyrna.
Roli parësor i vitaminës E është parandalimi i oksidimit të acideve yndyrore të pangopura. Vitamina E bashkëvepron me rrënjët (radikalet) e lira, të cilat janë shkaku i dëmtimit oksidues të membranës qelizore. Pamjaftueshmëria e vitaminës E shfaqet, kur dieta ushqimore është e papërshtatshme, ndonëse kjo pamjaftueshmëri është e rrallë. Në fëmijët me çrregullimet e bashkëlindura, si p.sh. fibroza cistike ose atrezia biliare, keqpërthithja e yndyrnave mund të shpjerë në pamjaftueshmëri të vitaminës E; në mënyrë të ngjashme kjo pamjaftueshmëri mund të shfaqet në fëmijët me çrregullime të transportit të lipideve, siç është p.sh. abetalipoproteinemia. Përqëndrime të ulëta të vitaminës E janë gjetur në foshnjet e lindura para kohe ose të lindura me peshë shumë të ulët. Shenjat kryesore të pamjaftueshmërisë së vitaminës E janë çrregullimet miopatike dhe neurologjike.

Vitamine E indikohet në:
● parandalimin dhe mjekimin e pamjaftueshmërisë së vitaminës E, që shfaqet si rezultat i keqpërthithjes së shkaktuar nga fibroza cistike, kolestaza kronike dhe abetalipoproteinemia.
Indikime të tjera që mund të përmenden janë: rrezik aborti ose rrezik lindje para kohe, disa çrregullime të ciklit menstrual, oligospermi, astenospermi, sterilitet mashkullor, miopati, enurezë e natës, sindrom astenik neurotonik, distrofi muskulore parësore, si ndihmëse në disa çrregullime endokrine, si p.sh. hipogonadizëm, tirotoksikozë.

Results 46 - 51 of 51