Vitaminë D2

kutia_ok_5_copy_2043831856
kutia_ok_5_copy_2043831856kutia_ok_1_copy_1539763377kutia_ok_2_copy_2055915072kutia_ok_3_copy_1749846860
Trakti Digjestiv dhe Metabolizmi
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Jo
SA00422
Vitaminë D2
300 000 UI/ml
Tretësirë për injeksion
Ergokalciferol
Kuti x 10 ampula
Tretësirë për injeksion - 300 000 UI/ml Vitamina D bën pjesë në grupin e vitaminave të tretshme në yndyrna. Me termin vitaminë D kuptohet n … Read more

Tretësirë për injeksion - 300 000 UI/ml

Vitamina D bën pjesë në grupin e vitaminave të tretshme në yndyrna. Me termin vitaminë D kuptohet një varg përbërjesh sterolike të ngjashme që kanë veti të parandalojnë ose të mjekojnë rakitin. Burimet natyrore të vitaminës D për organizmin e njeriut varen nga rrezatimi ultravjollcë (UV), i cili e shndërron 7-dehidrokolesterolin (provitamina D) në kolekalciferol (vitamina D3) ose ergosterolin në ergokalciferol (vitamina D2). Pamjaftueshmëria e vitaminës D shfaqet kur nuk bëhet një ekspozim i mirë në dritën e diellit ose nga pamjaftueshmëria e kësaj vitamine në ushqim. Pamjaftueshmëria e vitaminës D shkakton rakitin tek fëmijët dhe osteomalacinë tek të rriturit.

Indikimet janë:
● parandalim dhe mjekim i pamjaftueshmërisë së vitaminës D si rezultat i mungesës së futjes së kësaj vitamine në organizëm dhe nga ulja e sintezës së saj (dietë e njëanshme dhe pa yndyrna, mungesë ekspozimi në diell, çrregullim i përthithjes së saj nga zorrët);
● parandalim dhe mjekim i rakitit e osteomalacisë;
● spazmofilitë e fëmijëve dhe në tetanitë.