DEDIKUAR
SHËNDETIT TUAJ



ATC

Sistemi i klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC) përdoret për klasifikimin e lëndëve aktive të barnave sipas organit ose sistemit në të cilën ato veprojnë si dhe veçorive terapeutike, farmakologjike dhe kimike të tyre.

ATC code N: Sistemi Nervor është një nga ndarjet e Sistemit të klasifikimit Anatomik Terapeutik Kimik (ATC), një sistem i kodeve alfanumerike i hartuar nga OBSH për klasifikimin e barnave dhe produkteve të tjera mjekësore.

Sistemi Nervor

Tretësirë për injeksion - 0.5 mg/ml

Prozerine përmban lëndën aktive neostigminë metilsulfat, e cila frenon veprimtarinë e kolinesterazës e në këtë mënyrë i zgjat dhe i intensifikon veprimet fiziologjike të acetilkolinës. Ka të ngjarë që ajo të ketë edhe veprim të drejtpërdrejtë në fijet e muskujve të skeletit. Veprimet antikolinesterazike të neostigminës janë të prapësueshme. Pas përdorimit parenteral, Prozerine jashtëqitet përmes urinës, si në trajtë të pandryshuar, ashtu edhe në trajtë të metabolitëve. Ajo i nënshtrohet hidrolizës nga kolinesteraza dhe po ashtu metabolohet në mëlçi.

Prozerine indikohet:
– në trajtimin e Myasthenia gravis;
– si antidot për bllokuesit neuromuskulorë jodepolarizues;
– në trajtimin e ileus paralitik dhe retensionit urinar pasoperator.

Tableta te veshura me film - 2 mg

Risocon përmban lëndën vepruese risperidon. Risocon i përket grupit të barnave të quajtur ‘antipsikotikë’.

Risocon përdoret:
• për mjekimin e skizofrenisë, ku ju mund të shihni, dëgjoni apo ndjeni gjëra të cilat nuk ndodhen aty, të besoni gjëra të cilat nuk janë të vërteta ose të ndiheni tepër dyshues, ose konfuz;
• për mjekimin e manisë, ku ju mund të ndiheni shumë të eksituar, të ngazëllyer, të axhituar, entuziast ose hiperaktiv; mania shfaqet si një sëmundje e quajtur “sëmundje maniako-depresive”;
• për mjekimin afatshkurtër (deri në 6 javë) të agresionit të zgjatur në pacientët me demencë të Alzheimerit, të cilët dëmtojnë vetveten ose të tjerët; më përpara duhet të kenë përdorur trajtime alternative (jo me bazë barnash).

Tretësirë për përdorim nga goja - 1 mg/ml

Risperidoni bën pjesë në grupin e barnave të njohura si agjentë antipsikotikë.
Risperidon përdoret në:
– skizofreni, ku ju mund të shikoni, dëgjoni ose të ndjeni gjëra që nuk janë aty, të besoni gjëra që nuk janë të vërteta ose të keni ndjesi të pazakonta dyshimi ose hutimi
– mani, ku ju mund të ndiheni të ngazëllyer, të shqetësuar, entuziastë ose hiperaktivë; mania ndodh në një sëmundje të quajtur “çrregullim bipolar”
– trajtimin për një kohë të shkurtër (deri në 6 javë) të agresionit afatgjatë tek njerëzit me demencë Alzheimer, të cilët lëndojnë veten ose të tjerët; trajtime të tjerë alternativë (jo barna) duhet të jenë provuar më parë
– trajtimin për një kohë të shkurtër (deri në 6 javë) të agresionit afatgjatë tek fëmijët e paaftë intelektualisht (të paktën të moshës 5 vjeçare) dhe adoleshentët me çrregullim të sjelljes.
Risperidon mund të ndihmojë lehtësimin e simptomave të sëmundjes tuaj dhe të ndalojë rikthimin e tyre.

Tableta - (250 mg + 250 mg + 50 mg)

 

Tableta - (350 mg + 50 mg)

 

Tableta të veshura me film - 25 mg

Topiramat i përket grupit të barnave të quajtur barna antiepileptike dhe përdoret:
● i vetëm për të mjekuar krizat epileptike, në të rriturit dhe fëmijët e moshës mbi 6 vjeç
● i shoqëruar me barna të tjera që mjekojnë krizat epileptike në të rriturit dhe fëmijët e moshës mbi 2 vjec
● për parandalimin e dhimbjeve të kokës që shkaktohen nga migrena, në pacientët e rritur. 

Tretesire per injeksion - 100 mg / 2 ml

Tramadol përmban si lëndë aktive tramadol klorhidrat.
Tramadol është një analgjezik opioid që përdoret për trajtimin e dhimbjeve të moderuara dhe të rënda si p.sh. dhimbjet traumatike (nga plagë ose fraktura), neuralgjitë e rënda, dhimbjet
me origjinë nga tumoret ose nga infarkti i miokardit si dhe dhimbjet pas proçedurave diagnostike dhe terapeutike.

Kapsula - 50 mg

Tramadoli është lënda aktive që përmbajnë kapsulat 50 mg Tramadol. Ky bar bën pjesë në një grup barnash që quhen analgjezikë, të cilët zakonisht njihen si qetësues të dhimbjes. Këto barna veprojnë në tru dhe në palcën kurrizore duke ulur ndjesinë tuaj të dhimbjes. Tramadoli është një qetësues i dhimbjes që bën pjesë në klasën e opioideve që veprojnë në sistemin nervor qendror.

Kapsulat Tramadol përdoren për trajtimin e dhimbjeve të moderuara ose të rënda, dhimbjeve të menjëhershme ose që i keni patur dhe më parë (për shembull, pas një operacioni ose një plagosjeje).

Pika për gojë, tretësirë - 100 mg / ml

Tramadol përmban lëndën aktive tramadol klorhidrat, i cili bën pjesë në grupin e analgjezikëve me veprim qendror të fuqishëm.

Tramadol është një bar, që përdoret për trajtimin e dhimbjeve të moderuara dhe të forta. Ju duhet ta përdorni atë vetëm me përshkrimin e mjekut.

Tableta - 16 mg

 

Tableta - 8 mg

 

Results 61 - 71 of 71