Prozerinë

Prozerinë
ProzerinëProzerinëProzerinëProzerinë
Sistemi Nervor
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Jo
SA01339
Prozerinë
0.5 mg/ml
Tretësirë për injeksion
Neostigminë metilsulfat
Kuti x 10 ampula
Tretësirë për injeksion - 0.5 mg/ml Prozerine përmban lëndën aktive neostigminë metilsulfat, e cila frenon veprimtarinë e kolinesterazës e … Read more

Tretësirë për injeksion - 0.5 mg/ml

Prozerine përmban lëndën aktive neostigminë metilsulfat, e cila frenon veprimtarinë e kolinesterazës e në këtë mënyrë i zgjat dhe i intensifikon veprimet fiziologjike të acetilkolinës. Ka të ngjarë që ajo të ketë edhe veprim të drejtpërdrejtë në fijet e muskujve të skeletit. Veprimet antikolinesterazike të neostigminës janë të prapësueshme. Pas përdorimit parenteral, Prozerine jashtëqitet përmes urinës, si në trajtë të pandryshuar, ashtu edhe në trajtë të metabolitëve. Ajo i nënshtrohet hidrolizës nga kolinesteraza dhe po ashtu metabolohet në mëlçi.

Prozerine indikohet:
– në trajtimin e Myasthenia gravis;
– si antidot për bllokuesit neuromuskulorë jodepolarizues;
– në trajtimin e ileus paralitik dhe retensionit urinar pasoperator.