Prednizon

Prednizon
Prednizon Prednizon Prednizon Prednizon
Preparatet Hormonale Sistemike
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Jo
Po
SA00327
Prednizon
5 mg
Tableta
Prednizon acetat
Kuti x 60
Tableta - 5 mg Prednizoni është një glukokortikoid që frenon formimin, çlirimin dhe veprimtarinë e mediatorëve endogjenë të inflamacionit, p … Read more

Tableta - 5 mg

Prednizoni është një glukokortikoid që frenon formimin, çlirimin dhe veprimtarinë e mediatorëve endogjenë të inflamacionit, përfshirë prostaglandinat, kininat, histaminën, enzimat lipozomale dhe sistemin e komplementit. Ai përndryshon edhe përgjigjen imunitare të organizmit. Në
sistemin hematopoetik shkakton uljen e numrit të limfociteve, eozinofileve dhe bazofileve, kurse rrit numrin e neutrofileve, trombociteve dhe eritrociteve. Antagonizon veprimin e vitaminës D në përthithjen e kalciumit nga aparati tretës (shfaqje e osteoporozës) dhe nxit sekretimin e acidit klorhidrik. Në sistemin nervor qendror vepron si nxitës, duke shkaktuar eufori, psikoza dhe konvulsione.

Prednizon indikohet në: astmë bronkiale; artrit reumatoid; lupus eritematoz sistemik; dermatomiozit; sëmundje të indit lidhor (përjashtuar sklerozën sistemike); poliarterit nodoz; çrregullime inflamatore të lëkurës, përfshirë pemfigus vulgaris, pemfigoidin buloz dhe piodermën gangrenoze; nefrit intersticial akut; kolit ulçeroz; sëmundjen e Crohnit; sarkoidozë; kardit reumatik; anemi hemolitike (autoimune); leuçemi akute e limfatike; limfomë malinje; mielomë të shumëfishtë; purpura trombocitopenike idiopatike; transplantet si imunosupresiv, etj.