Tableta - 5 mg
Spazmofarma përmban lëndën aktive bromur oksifenoni, i cili ndikon në përçimin e impulseve nga mbaresat nervore të vagusit në muskulaturën e lëmuar; ai i prish spazmat për shkak të nxitjes vagale dhe e zvogëlon sekretimin e tepërt të lëngut gastrik. Bromuri i oksifenonit përthithet ngadalë pas përdorimit nga goja të tabletave të kësaj lënde. Bari përthithet vetëm pjesërisht nga aparati tretës; shpejtësia mesatare e përthithjes së një doze të marrë nga goja është 5 – 6 %. Lënda aktive që qarkullon në gjak është e pranishme kryesisht në fraksionin plazmatik.
Spazmofarma tabletë përdoret në spazma të muskulaturës së lëmuar të aparatit tretës, gypit tëmthor, rrugëve urinare dhe traktit gjenital.