Ulcozol

Trakti Digjestiv dhe Metabolizmi
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Po
SA00392
Ulcozol
20 mg
Kapsula gastro-rezistente
Omeprazol
Kuti x 30
Kapsula gastro-rezistente - 20 mg Kapsulat Ulcozol përmbajnë lëndën vepruese omeprazol. Omeprazoli i përket grupit të barnave të quajtura fren … Read more

Kapsula gastro-rezistente - 20 mg

Kapsulat Ulcozol përmbajnë lëndën vepruese omeprazol. Omeprazoli i përket grupit të barnave të quajtura frenuesit e pompës protonike. Frenuesit e pompës protonike, si omeprazoli, pakësojnë sasinë e acidit që prodhohet në stomak.

Ulcozol përdoret në trajtimin e sëmundjeve të mëposhtme:
● refluks i acidit nga stomaku në ezofag, i cili shkakton dhimbje, inflamacion dhe djegie (ezofagit i refluksit dhe sëmundje e refluksit gastroezofageal)
● ulçera në pjesën e sipërme të zorrës (ulçera duodenale) ose në stomak (ulçer gastrike)
● nëse keni patur ulçer të shkaktuar nga marrja e një antiinflamatori josteroid (AIJS), dhe duhet të vazhdoni të merrni një AIJS, omeprazoli mundet ose ta shërojë ulçerën ose të parandalojë zhvillimin e saj
● ulçera të shkaktuara nga infeksioni nga bakteri i quajtur Helicobacter pylori
● aciditet i shtuar në stomak, i cili shkaktohet nga sindroma e quajtur Zollinger-Ellison.