Vitamina B1

Trakti Digjestiv dhe Metabolizmi
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA16992
Vitamina B1
50 mg / ml
Tretesire per injeksion
Tiaminë klorhidrat
Kuti x 10 ampula x 1 ml
Tretesire per injeksion - 50 mg / ml Vitamina B1 (tiaminë klorhidrat) bën pjesë në grupin e vitaminave të tretshme në ujë, ndonëse disa rrjed … Read more

Tretesire per injeksion - 50 mg / ml

Vitamina B1 (tiaminë klorhidrat) bën pjesë në grupin e vitaminave të tretshme në ujë, ndonëse disa rrjedhës të saj kanë një farë lipofiliciteti. Funksionet themelore të tiaminës klorhidrat janë:
metabolizmi i karbohidrateve, zhvillimi normal i organizmit, përçimi i impulseve nervore dhe sinteza e acetilkolinës. Tiamina është thelbësore për metabolizmin aerob normal. Ajo kombinohet me adenozinë trifosfatin (ATP) në prani të enzimës tiaminëdifosfokinazë, duke dhënë tiaminëpirofosfatin, një koenzimë e rëndësishme që njihet edhe me emrin kokarboksilazë.
Tiaminëpirofosfati është forma vepruese e tiaminës dhe që vepron si koenzimë në metabolizmin e karbohidrateve, ku bën çkarboksilimin e α – ketoacideve (si p.sh. acidi piruvik) dhe të α – ketoglutarateve. Pamjaftueshmëria e tiaminës shfaqet kur marrja e saj nëpërmjet ushqimit është e papërshtatshme. Pamjaftueshmëria e rëndë shkakton sëmundjen e beriberit,
e cila karakterizohet me çrregullime gastrointestinale dhe neuropati periferike.

Vitamina B1 tableta dhe tretësirë për injeksion përdoret në situatat e mëposhtme klinike:
● profilaksi ose mjekim i pamjaftueshmërisë së tiaminës (beri-beri)
● profilaksi e sindromit Wernicke-Korsakoff
● mjekim i kolitit ulçeroz, i diarresë kronike, i sindromit cerebral, i polineuritit, nxitëse e oreksit.

Përdorimi i injeksionit indikohet kur marrja nga goja është e pamundur ose nuk këshillohet.