Vitamina B6

Trakti Digjestiv dhe Metabolizmi
Shqipëri
Po
Jo
Jo
SA16999
Vitamina B6
25 mg
Tableta
Piridoksinë klorhidrat
Kuti x 30
Tableta - 25 mg Vitamina B6 (klorhidrati i piridoksinës) është vitaminë e tretshme në ujë. Në të vërtetë, me vitaminë B6 nënkuptohen tri k … Read more

Tableta - 25 mg Vitamina B6 (klorhidrati i piridoksinës) është vitaminë e tretshme në ujë. Në të vërtetë, me vitaminë B6 nënkuptohen tri komponime të ngjashme: piridoksina, piridoksali dhe piridoksamina, nga të cilat përdoret kryesisht piridoksina në trajtë klorhidrati. Piridoksina merr pjesë kryesisht në metabolizmin e aminoacideve, por edhe në metabolizmin e karbohidrateve dhe të yndyrnave. Ajo është e nevojshme edhe për formimin e hemoglobinës. Pamjaftueshmëria e piridoksinës ështëe rrallë te njerëzit sepse ajo është e pranishme në ushqime, megjithatë ajo mund të shkaktohet nga barnat, si p.sh. gjatë mjekimit me izoniazid. Pamjaftueshmëria e piridoksinës mund të shkaktojë anemi sideroblastike, dermatit, kielozë dhe simptoma neurologjike, si p.sh.: neurit periferik dhe konvulsione. Vitamina B6 indikohet në:● gjendjet që vijnë nga pamjaftueshmëria e piridoksinës;● neuropatinë e shkaktuar nga izoniazidi;● trajtimin e të përzierave ose të vjellave në periudhën e shtatzënisë;● anemi sideroblastike idiopatike;● hiperoksaluri të tipit I;● helmimet me hidrazinë;● profilaksinë e të vjellave nga eteri.