Tretesire per injeksion - 10 mg / 2 ml
Prulan përmban lëndën aktive metoklopramid klorhidrat, i cili është një antiemetik.
Ai vepron në një pjesë të trurit duke parandaluar ndjesinë e të përzierit (nauze) dhe të vjellat.
Tretësira për injeksion 10 mg / 2 ml
Të rriturit
Prulan përdoret tek të rriturit:
● për të parandaluar të përzierat dhe të vjellat që mund të ndodhin pas ndërhyrjeve kirurgjikale
● për të trajtuar të përzierat dhe të vjellat përfshirë të përzierat dhe të vjellat që shoqërojnë migrenën
● për të parandaluar të përzierat dhe të vjellat e shkaktuara nga radioterapia.
Fëmijët
Prulan përdoret tek fëmijët (mosha 1-18 vjeç) vetëm nëse trajtimet e tjera nuk kanë dhënë rezultat ose nuk mund të përdoren:
● për të parandaluar të përzierat dhe të vjellat e vonuara që mund të ndodhin pas kemoterapisë
● për të trajtuar të përzierat dhe të vjellat që kanë ndodhur pas ndërhyrjeve kirurgjikale.