Prodivakainë -5

Prodivakainë -5
Prodivakainë -5Prodivakainë -5Prodivakainë -5Prodivakainë -5
Sistemi Nervor
Shqipëri
Jo
Jo
Jo
SA01608
Prodivakainë -5
10 mg/2 ml
Tretësirë për injeksion
Bupivakainë klorhidrat
Kuti x 10 ampula x 2 ml
Tretësirë për injeksion - 10 mg/2 ml Prodivakaine 5 përmban lëndën aktive bupivakainë klorhidrat. Bupivakainë klorhidrat është një bar q … Read more

Tretësirë për injeksion - 10 mg/2 ml

Prodivakaine 5 përmban lëndën aktive bupivakainë klorhidrat. Bupivakainë klorhidrat është një bar që përdoret për anestezi lokale infiltrative. Ai është një homolog i anestezikëve lokalë që përmbajnë grupin aminoacil dhe ka përparësi më të mëdha se anestezikët e tjerë lokalë sepse ka veprim më të zgjatur. Ai ka një fillim veprimi më të ngadaltë, pas 30 minutash, por ka një efekt të plotë.

Prodivakaine 5 përdoret:
● si anestezik lokal;
● si analgjezik në kirurgji ose në proçedura kirurgjike orale dhe dentale;
● në proçedura diagnostike dhe terapeutike;
● si analgjezik epidural për qetësim të dhimbjeve;
● në terapitë para kirurgjisë;
● në anestezinë obstetrikale;
● pas traumave.
Prodivakaine 5 (flakon 20 ml) për shkak se përmban metil hidroksibenzoat, nuk duhet të përdoret për bllok kaudal, epidural apo spinal.