Petidinë

Petidinë
PetidinëPetidinëPetidinëPetidinë
Sistemi Nervor
Shqipëri
Jo
Po
Po
SA00318
Petidinë
(5%) 100 mg/2 ml
Tretësirë për injeksion
Petidinë klorhidrat
Kuti x 10 ampula
Tretësirë për injeksion - (5%) 100 mg/2 ml Petidina është një analgjezik opioid sintetik, që vepron kryesisht si agonist opioid i receptorëv … Read more

Tretësirë për injeksion - (5%) 100 mg/2 ml

Petidina është një analgjezik opioid sintetik, që vepron kryesisht si agonist opioid i receptorëve μ. Petidina ka veprime e përdorime të ngjashme me morfinën, por ajo është më e tretshme në yndyrna se morfina dhe ka veprim analgjezik më pak të fortë dhe me kohëzgjatje më të shkurtër. Efekti i saj analgjezik zgjat 2 – 4 orë.

Petidine indikohet në:
● qetësimin e dhimbjeve në tumore malinje;
● neurite të rënda;
● çrregullime të veprimtarisë së lindjes (tkurrje të forta të shoqëruara me dhimbje gjatë zgjerimit mbi 3 cm);
● edemë pulmonare akute;
● qetësimin e spazmave të muskulaturës së lëmuar të aparatit tretës, të rrugëve biliare e urinare;
● paramjekimin para anestezisë së përgjithshme;
● qetësimin e dhimbjeve pas ndërhyrjeve kirurgjikale.