Tableta - 5 mg
Parkinsan përmban lëndën aktive triheksifenidil klorhidrat. Ai është një antimuskarinik me veprime të ngjashme me ato të atropinës. Ai ushtron efekt frenues të drejtpërdrejtë në sistemin nervor parasimpatik duke frenuar veprimet e acetilkolinës. Parkinsan ushtron edhe veprim antispazmodik në muskulaturën e lëmuar.
Tabletat Parkinsan 5 mg indikohen si:
● ndihmës në mjekimin e të gjitha formave të parkinsonizmit (pasencefalik, arterosklerotik dhe idiopatik);
● ndihmës gjatë mjekimit me levodopa të formave të mësipërme të parkinsonizmit. Ai ndihmon në uljen e rigiditetit (shtangësisë) muskular dhe në reduktimin e shtimit të theksuar të pështymës që shoqëron parkinsonizmin;
● mjekim ndihmës me levodopa për kontrollin e çrregullimeve ekstrapiramidale të shkaktuara nga barnat që veprojnë në sistemin nervor qendror.