Morfinë

Morfinë
MorfinëMorfinëMorfinëMorfinë
Sistemi Nervor
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Po
SA00258
Morfinë
(1%) 10 mg/ml
Tretësirë për injeksion
Morfinë klorhidrat
Kuti x 10 ampula 1 ml
Tretësirë për injeksion - (1%) 10 mg/ml Morfina është një analgjezik narkotik, që shkakton analgjezi me anën e veprimit më shumë qendror s … Read more

Tretësirë për injeksion - (1%) 10 mg/ml

Morfina është një analgjezik narkotik, që shkakton analgjezi me anën e veprimit më shumë qendror sesa periferik në perceptimin e dhimbjes. Ajo vepron edhe në muskulaturën e lëmuar, duke rritur tonin, sidomos të sfinkterëve të aparatit tretës, duke shkaktuar ulje të peristalzës. Efektet farmakologjike të morfinës janë: analgjezia, përgjumja, përndryshimi i mënyrës së sjelljes (euforia), ulja e temperaturës së trupit dhe në varësi të dozës edhe deprimimi i frymëmarrjes. Frenimi i kollës shkaktohet nga efekti i drejtpërdrejtë në qendrën medulare.
Morfina përthithet shpejt pas injektimit në muskul ose nën lëkurë. Nivelet plazmatike maksimale shfaqen brenda 30 minutash pas injektimit në muskul. Morfina shpërndahet shpejt në organizëm, por kryesisht në indin parenkimatoz, si p.sh. në veshka, mëlçi dhe shpretkë. Përqëndrime më të ulëta janë gjetur në muskulaturën e skeletit. Sasi të vogla të morfinës e kalojnë barrierën hematoencefalike. Morfina nuk qëndron gjatë në inde dhe 24 orë pas marrjes së dozës së fundit, përqëndrimet janë mjaft të ulëta. Morfina kalon përmes placentës dhe gjurmë të saj janë gjetur në djersë dhe në qumështin e gjirit. Rreth 33% e barit lidhet me proteinat, kryesisht me albuminën. Morfina metabolizohet kryesisht në mëlçi me anën e konjugimit me acidin glukuronik në grupin 3 – hidroksilik dhe në një shkallë më të vogël në grupin 6 – hidroksilik. Gjysmëjeta e jashtëqitjes është afërsisht 1.5 deri në 2 orë në subjektet e shëndetshëm dhe 90% e dozës largohet me anën e urinës brenda 24 orësh. Afërsisht 7 deri në 10% e dozës largohet me anën e feçeve. Ka të dhëna se jashtëqitja urinare e morfinës mund të rritet me anën e uljes së pH - it të
urinës.

Morfinë përdoret në:
● qetësim të dhimbjeve mesatare deri të forta, në tumoret malinje, pas traumave të rënda, pas operacioneve dhe infarkt miokardi;
● astmë kardiake;
● edemë pulmonare akute;
● obstruksion vaskular periferik;
● shok traumatik;
● emboli pulmonare;
● kolika abdominale, renale e biliare;
● paramjekim para anestezisë së përgjithshme.
Morfina përdoret edhe në urgjencat e tjera, si psh. në insufiçiencën e ventrikulit të majtë, perforim abdominal dhe hematemezë. Morfina redukton ankthin që shoqëron dhimbjen e rëndë dhe përdoret si hipnotik në rastin kur pagjumësia shkaktohet nga dhimbja.