Lidokainë

Lidokainë
LidokainëLidokainëLidokainëLidokainë
Sistemi Nervor
Shqipëri dhe Kosovë
Jo
Po
Jo
SA00224
Lidokainë
(2%) 20 mg/ml
Tretësirë për injeksion
Lidokainë klorhidrat
Kuti x flakon x 50 ml
Tretësirë për injeksion – 2 % Lidokaina bën pjesë në grupin e anestezikëve lokalë të tipit amidik, si edhe të antiaritmikëve të klasës … Read more

Tretësirë për injeksion – 2 %

Lidokaina bën pjesë në grupin e anestezikëve lokalë të tipit amidik, si edhe të antiaritmikëve të klasës I b. Lidokaina ul përshkueshmërinë e membranës së qelizave nervore për jonet Na+ dhe lidhet në mënyrë konkuruese me kalçiumin.
Ajo frenon lindjen dhe përçimin e impulsit në të gjitha llojet e fijeve nervore – ndijimore, motorike dhe autonome; ky veprim është i prapësueshëm. Lidokaina, duke vepruar si antiaritmik, shkurton kohëzgjatjen e periudhës refraktare në tufën Purkinie; ajo frenon veprimtarinë elektrike të indeve të depolarizuara aritmogjene. Në këtë mënyrë ajo ushtron veprim të efektshëm në aritmitë që shoqërohen me depolarizim, si psh. gjatë helmimeve me glikozide digitalike ose iskemitë. Lidokaina është e paefektshme kur merret nga goja, por është e efektshme kur përdoret me rrugë parenterale. Gjatë anestezisë lokale ajo përthithet shpejt nga vendi i injektimit dhe është një anestezik lokal me veprim të shpejtë, me kohëzgjatje mesatare të efektit (rreth 1.5 orë) dhe toksicitet të ulët. Përqëndrimi plazmatik maksimal pas injektimit në muskul arrihet pas 30 minutash e deri në 2 orë. Përqëndrimet terapeutike gjatë aritmive luhaten nga 1.5 deri në 6 mcg / mL. Nivelet plazmatike më të larta se 4 mcg / mL shoqërohen me shfaqjen e efekteve helmuese, përfshirë marrje mendsh dhe përgjumje.

Lidokaine si tretësirë për injeksion përdoret si më poshtë:
- si anestezik lokal në anestezi periferike dhe lokoregjionale;
- aritmi ventrikulare, sidomos pas infarktit të miokardit.