Drazhe - 10 mg
Librian përmban lëndën aktive klordiazepoksid, i cili sikurse të gjitha benzodiazepinat e tjera, fuqizon efektet e acidit gama - aminobutirik (GABA) (lehtëson neurotransmetimin frenues të GABA-s) dhe të transmetuesve të tjerë frenues, duke u lidhur me receptorët specifikë benzodiazepinikë. Fuqizimi i efekteve të GABA-s shkakton frenimin e sistemit nervor qendror. Librian, pas marrjes nga goja, përthithet pothuajse plotësisht. Ai lidhet në një shkallë të theksuar (rreth 96%) me proteinat plazmatike, ndërsa gjysmëjeta e eliminimit luhatet nga 5 deri në 30 orë. Klordiazepoksidi kalon në lëngun trunoshpinor dhe qumështin e gjirit, si edhe në placentë. Metabolitë farmakologjikisht aktivë të klordiazepoksidit janë: desmetilklordiazepoksidi, demoksepami, desmetildiazepami dhe oksazepami. Bari i pandryshuar dhe metabolitët jashtëqiten përmes urinës, kryesisht si metabolitë të konjuguar.
Librian - drazhe përdoret në: