Levomepromazinë

Levomepromazine 25mg
Levomepromazine 25mgLevomepromazine 25mgLevomepromazine 25mgLevomepromazine 25mgLevomepromazine 25mg
Sistemi Nervor
Shqipëri
Jo
Jo
Po
SA00221
Levomepromazinë
25 mg
Drazhe
Levomepromazinë maleat
Kuti x 30
Drazhe - 25 mg Levomepromazina bën pjesë në grupin e neuroleptikëve fenotiazinikë. Ajo vepron në hipotalamus, talamus, formacionin retikular d … Read more

Drazhe - 25 mg


Levomepromazina bën pjesë në grupin e neuroleptikëve fenotiazinikë. Ajo vepron në hipotalamus, talamus, formacionin retikular dhe në sistemin limbik, duke frenuar impulset ndijore. Levomepromazina antagonizon receptorët D2–dopaminergjikë, 5HT3–serotoninergjikë, H1–histaminergjikë dhe ata kolinergjikë (muskarinikë). Si rezultat i këtij antagonizmi shfaqet një efekt qetësues në doza të vogla, një efekt antipsikotik në doza të larta, si edhe rritje e pragut të dhimbjes dhe nxitje e amnezisë. Levomepromazina ka edhe efekt analgjezik, antihistaminik dhe
antikolinergjik. Bari nuk jep deprimim të theksuar të frymëmarrjes dhe prandaj është i dobishëm sidomos në të sëmurët me rezervë të ulët respiratore.


Levomepromazine përdoret për trajtimin e:
● psikozave, për të kontrolluar eksitimin dhe hiperaktivitetin psikomotor në depresion mesatarisht të rëndë;
● skizofrenisë;
● çrregullimeve psikotike me halucinacione;
● çrregullimeve të personalitetit në të sëmurët epileptikë;
● çrregullimeve neurotike;
● dhimbjeve mesatarisht të rënda ose të rënda para ndërhyrjeve kirurgjike;
● të vjellave rezistente.